Ushqimi i bebit eshte padiskutim nje nga fillimet me te bukura por edhe totalisht stresuese. Qe nga “çfare do ti pergatis,” e deri te “si do ja ofroj…”ushqimi i bebit mund te kthehet ne stres per cdo nene.
Ka dy menyra kryesore te formes se si bebit i ofrohet ushqimi. Eshte Baby Led Weaning (BLW) mbi te cilen mund te lexoni me shume ketu dhe menyra tradicionale ku bebet ushqehen nga prindi ekskluzivisht, e fillojne me pure shume te holle, e gradualisht me rritjen e bebit i ofrohet forme me e trashe e purese, deri sa kalon ne shtypje me pirune e me pas ne copa te mirefillta.
Secila metode qendron dhe ka anet e saj pozitive e negative. Dicka qe e karakterizon secilin metode ushqyerjeje eshte refleksi gag. Mbi cfare eshte refleksi gag mund te lexoni me shume ketu. Kur femijet ushqehen me BLW kane tendencen ta shfaqin refleksin gag pak me shpesh ne javet e para te ushqyerjes e me pas fillon e rrallohet deri ne zhdukje. Ndersa dicka qe e karakterizon ushqyerjen tradicionale eshte shfaqja e refleksit gag, diku te 2-3 muaj pasi bebi ka filluar ushqyerjen, pra pergjithesist muaji i 8-9. Femijet keshtu refuzojne teksturat e ndryshme te ushqimit, duke pranuar vetem pure.
Ushqimi i bebit me copa: Cfare mund te bejme?
Gjeja e pare dhe me kryesore eshte te kuptojme! Te kuptojme se refleksi gag nuk do te thote se bebi po mbytet apo po vjell. Eshte nje refleks natyral mbrojtes, madje jete-shpetues.
E dyta, eshte te krijojme nje ambjent sa me pozitiv per bebin gjate procesit te ushqyerjes. Gjeja e fundit qe duam, eshte t’ja bejme ushqimin stresues bebit. Perkundrazi ushqimi i bebit duhet te jete nje eksperience e bukur, e shijshme dhe zhvilluese per te. Kete mund ta bejme duke i konsumuar vaktet bashke me bebin, duke evituar TV-ne, duke mos i bere presion dhe as manipulim per te ngrene pak me shume.
E fundit, por jo me pak kryesore, duke e lejuar ti eksploroje teksturat e reja me duar se pari. Gjasat jane qe bebi nuk do ta provoje dhe pranoje nje teksture te re ushqimi ne goje, pa e provuar dhe pranuar ate ne dore. Keshtu para se te nxitoheni ta ushqeni, lejojeni ta preke, ta shtype, ta hedhe ushqimin e ri qe po i ofroni. Po do beje nje rremuje shume te madhe, do kerkoje shume angazhim nga ju, dhe bebi do behet shume pis… por benefitet afatgjata do te perkthehen ne nje beb me menyre te shendetshme ushqyerje keshtu mendoj ja vlen barra qerane! Po ju?
Related posts
Rreth Meje
Mirëserdhet te The Mom Corner, një qendër ditore që ofron klasa mami&unë dhe programe zhvillimore te fokusuara te femijëria e hershme. Ina Xhafa, themeluesja dhe drejtuesja e The Mom Corner, ka kryer studimet e larta të nivelit Bachelor në Psikologji, në LCC International University në Lituani, dhe Masterin MPA në drejtimin Politika Edukimi, në Cornell University në New York, USA. Ka mbi 6 vite eksperiencë profesionale duke punuar me fëmijë, familje dhe adoleshentë si këshilluese dhe në fushën e edukimit si dhe ka disa certifikime si praktikuese e metodave Montesori dhe Reggio Emilia. Mbi të gjitha është bashkëshorte dhe nënë e një djali 2 vjecar, i cili është edhe frymëzimi kryesor i The Mom Corner.
Learn more
Me Ndiqni: