Fillimet e ushqimit jane nje arritje shume e madhe si per mamin dhe per bebin. Nje etape shume e rendesishme, sa e bukur, por aq edhe stresuese. Si mami e re, qe normalisht perpiqet te gjeje e te beje me te miren per bebin e saj, kisha 700 pyetje ne koke, shume para se Noah te fillonte ushqimin: si do ta ushqej, cfare ushqimesh ti jap? Si do t’ja gatuaj? Po sikur mos te haje e me rradhe… e keshtu iu futa kerkimeve ne menyre qe te informohesha vet dhe zgjedhjet ti beja me bindje te plote. Duke lexuar e kerkuar gjeta BLW (baby led weaning) ose ‘ushqim i drejtuar nga vete bebi’. Si fillim mu duke metode traumatike… normal se gjithe jeten kisha pare beba qe ushqeheshin me luge dhe me pure mundesisht super te ujshme… BLW eshte komplet e kunderta. Por nuk mu desh shume dhe u binda se ne fakt ishte metoda qe doja te ndiqja me Noah-n dhe ate vazhdojme te ndjekim.
Cfare eshte BLW
Ushqimi i drejtuar nga femija, eshte metoda e te ushqyerit per bebet 6 muaj e lart (nuk keshillohet per bebet qe fillojne ushqimin qe 4 muajsh). Praktikisht, bebi mesohet te ulet ne tavoline (patjeter ne karrige te vecante per te) bashke me prinderit, dhe i vendoset ushqimi para me copa qe ta marre vete. Gjate gjithe kohes eshte bebi ai qe e drejton ushqyerjen e tij. Nese ushqimi qe ka eshte ne formen e purese, atehere mami mund ta asistoje ne fillim me mbushjen e luges dhe ja jep bebit lugen e mbushur dhe e zgjidh vet ai pastaj :D.
Ne thelb BLW fokusohet te pavaresia e femijes, dhe eshte metoda qe po perqafohet me se shumti nga prinderit qe nuk duan qe bebi te rritet nazeli me ushqimin. Sipas BLW prindi duhet te prese shenjat e bebit qe eshte gati per te ngrene ushqim. Eshte shume e rendesishme qe vakti te hahet me familjen, pra jo bebi me vete, sepse ashtu meson me mire dhe kopjon menyren e te ngrenit, si dhe lejohet bebi qe te haje aq sa do- pra nuk detyrohet per me shume apo me pak.
Dicka shume e rendesishme per BLW eshte edhe metoda e prerjes apo pergatitjes se ushqimit. Per bebe 6-9 muajsh eshte shume e rendesishme qe copat te jene sa me te medha, dhe te evitohet format tub e rrumbullaket (karrota te holla psh.).
A eshte BLW i sigurte?
Persa kohe ushqimi pergatitet ne menyre e duhur, dhe bebi vendoset plotesisht ne kontroll, po eshte shume i sigurte. Por gjithsesi bebi nuk duhet lene asnjehere pa mbikqyrje gjate kohes se ushqimit dhe prindi duhet te jete gjithmone shume afer ne cdo rast.
Dicka tjeter qe duhet patur parasysh eshte qe ne moshen 6-9 muaj bebet kane reflekse shume te forta ‘anti-mbytje’ prandaj eshte mosha ideale qe ata te mesojne menaxhimin e ushqimit te tyre ne kete forme.
References:
Solidstarts.com
https://health.clevelandclinic.org/baby-led-weaning/
Related posts
Rreth Meje
Mirëserdhet te The Mom Corner, një qendër ditore që ofron klasa mami&unë dhe programe zhvillimore te fokusuara te femijëria e hershme. Ina Xhafa, themeluesja dhe drejtuesja e The Mom Corner, ka kryer studimet e larta të nivelit Bachelor në Psikologji, në LCC International University në Lituani, dhe Masterin MPA në drejtimin Politika Edukimi, në Cornell University në New York, USA. Ka mbi 6 vite eksperiencë profesionale duke punuar me fëmijë, familje dhe adoleshentë si këshilluese dhe në fushën e edukimit si dhe ka disa certifikime si praktikuese e metodave Montesori dhe Reggio Emilia. Mbi të gjitha është bashkëshorte dhe nënë e një djali 2 vjecar, i cili është edhe frymëzimi kryesor i The Mom Corner.
Learn more
Me Ndiqni: