Dhjetori me festat e tij, është periudha më e bukur e vitit, dhe ajo që të gjithë mezi presin sidomos të vegjlit tanë. E teksa presim për festat e Fundvitit, një mënyrë se si mund ta bëjmë shumë më shumë të vecantë për të vegjlit tanë është ti bëjmë një Kalendar Adventi.
Kur dëgjojmë Kalendar Adventi, mund të mendojmë menjëherë për cmimet e larta që produktet komerciale të tilla kanë; por ju mund të përgatisni një kalendar adventi për fëmijën tuaj, madje për të gjithë familjen tuaj pa shpenzuar asnjë lek në blerje lodrash apo sendesh të tjera.
Do ju tregoj më shumë për këtë!
Këtë vit, ne zgjodhëm të nisnim një traditë të re si familje: Kalendar Adventi me Aktivitete familjare. Mjafton disa fleta të bardha dhe lapsa me ngjyra. Pritini në fleta të vogla, shkruani në secilën nga një aktivitet për cdo ditë nga 1 deri në 24 Dhjetor. Paloseni secilën fletë, vendosini numër (date) përsipër dhe nëse nuk keni një kalendar të gatshëm që mund ta mbushni, thjesht vendosin në një shportë të vogël. Cdo ditë në mëngjes, si familje hapni fletën me datën përkatëse, dhe caktoni momentin e ditë ku të gjithë bashkë do ta realizoni aktivitetin familjar.
Më besoni, teksa vitet kalojnë, fëmijët do ta vlerësojnë dhe kujtojnë me shumë më shumë dashuri këtë kalendar Adventi se sa atë të lodrave që mund të keni marrë të gatshëm.
Koha së bashku, momentet e gëzimit, ndarja e eksperiencave, një përqafim i ngrohtë familjar, të qeshurat dhe gudulisjet mbi tapet… FAMILJA është esenca e festave të fundvitit dhe është ajo që sjell vërtet dritë e gëzim që zgjat. As lodrat, as trendet virale dhe as dekoret nuk mund të zëvendësojnë gëzimin dhe lumturinë që koha sëbashku sjell.
Ja 30 ide aktivitetesh që mund të përfshini në Adventin tuaj te aktiviteteve familjare:
Ja 30 ide për të përfshirë në një kalendar advent për aktivitete familjare, në shqip:
-
- Dekorimi i pemës së Krishtlindjeve – Mbushni shtëpinë me atmosferë festive.
- Bëni kartolina Krishtlindjesh – Krijoni kartolina për miqtë dhe të afërmit.
- Shikoni një film Krishtlindjesh – Zgjidhni një film klasik për t’u parë së bashku.
- Pjekja e biskotave të Krishtlindjeve – Gatuani ëmbëlsira tradicionale.
- Ndizni qirinj dhe bëni njw rreth Krishtlindjeje (Christmas Wreath) – Një mbrëmje plot atmosferë magjike.
- Organizoni një mbrëmje me lojëra familjare – Zgjidhni lojëra argëtuese për të gjithë.
- Shkruani letra për babagjyshin – Fëmijët mund të tregojnë dëshirat e tyre.
- Krijoni një kuti dhuratë për një fëmijë në nevojë.
- Bëni dekore të Krishtlindjeve vetë – Punime artizanale kreative.
- Organizoni një ‘luftë’me topa bore
- Vizitoni shtëpizat/tregun e Krishtlindjeve.
- Bëni një dhuratë për fqinjët (dicka të bërë vetë) – Tregoni mirënjohje dhe afërsi.
- Këndoni këngë festive – Një mbrëmje karaoke në familje.
- Lexoni libra për Krishtlindje – Krijoni një traditë leximi çdo natë.
- Shkoni në një shëtitje dimërore – Shijoni natyrën festive.
- Krijoni një mur të kujtimeve të vitit – Zgjidhni fotot më të mira dhe shkruani kujtime.
- Krijoni një listë mirënjohjeje si familje
- Bëni një garë për ndërtimin e një shtëpie me xhenxhefil (gingerbread house).
- Dërgoni mesazhe mirënjohjeje për miqtë dhe familjarët.
- Planifikoni një piknik të brendshëm dimëror – Hapni batanije dhe shijoni ushqime festive.
- Përgatisni një çaj të veçantë dimëror – Provoni receta të reja.
- Ndani histori të fëmijërisë tuaj me fëmijët – Tregoni kujtime festive, mbështjell ngrohtë në divan.
- Zbukurojeni një dhomë të shtëpisë me tematikë dimërore.
- Bëni një festë me kërcim në shtëpi – me këngë festive
- Rrëshkitje në dëborë (nëse ka dëborë).
- Dilni me pizhama, shëtitje me makinë të shihni dritat në qytet
- Përgatitni një darkë me receta tradicionale.
- 1 orë loje sipas zgjedhjes së fëmijës, mami dhe babi pa telefona
- Krijoni letrën tuaj të paketimeve
- Krijoni dhurata DIY për gjyshërit
- Shkoni për patinazh
- Bëni një fotoset për Krishtlindjë (edhe amator, me telefonat tuaj- vishuni dhe shijojeni në shtëpi)
Këto aktivitete sjellin së bashku familjen dhe krijojnë momente të paharrueshme gjatë muajit të dhjetorit!
Mbi cdo gjë tjetër fëmijët kanë nevojë për kohën tonë!
Festa të gëzuara ju uroj
Kalendar Adventi për fëmijët: Si ta realizoni dhe disa ide se cfarë të përfshini.
Related posts
Rreth Meje
Mirëserdhet te The Mom Corner, një qendër ditore që ofron klasa mami&unë dhe programe zhvillimore te fokusuara te femijëria e hershme. Ina Xhafa, themeluesja dhe drejtuesja e The Mom Corner, ka kryer studimet e larta të nivelit Bachelor në Psikologji, në LCC International University në Lituani, dhe Masterin MPA në drejtimin Politika Edukimi, në Cornell University në New York, USA. Ka mbi 6 vite eksperiencë profesionale duke punuar me fëmijë, familje dhe adoleshentë si këshilluese dhe në fushën e edukimit si dhe ka disa certifikime si praktikuese e metodave Montesori dhe Reggio Emilia. Mbi të gjitha është bashkëshorte dhe nënë e një djali 2 vjecar, i cili është edhe frymëzimi kryesor i The Mom Corner.
Learn more
Me Ndiqni: