BLW (Baby Led Weaning) eshte metodike ushqyerje per bebat 6 muaj+ kur fillojne ushqimin, ku bebat nisin me ushqim me copa qe ne fillim e jo pure; ne fokus eshte pavaresia dhe deshirat e bebit. Me shume per mbi cfare eshte BLW mund te lexoni ketu.
BLW eshte metoda e ushqyerjes qe une kam zgjedhur te bej me Noah-n pasi mendoj se gjithe benefitet ja super vlejne, plus qe me pak praktike ne fillim dhe shume shpejt kupton qe eshte shume me e lehte sesa purete apo ushqimet e bebeve te parapergatitura.
Studimet kerkimore jane ende duke eksploruar benefitet afatgjata te BLW, duke qene se eshte metode relativisht e re, ajo qe dihet me siguri jane benefitet dhe avantazhet qe sjell vete-ushqyerja te bebat.
Me kryesorja eshte promovimi i pavaresise dhe i kontrollit te plote qe i jepet bebit mbi ushqimin e tij. Me BLW bebi e kontrollon vet si, cfare dhe sa te haje. Sipas eksperteve, bebet qe marrin kete lloj kontrolli ndertojne marredhenie shume te mira me ushqimin, e keshtu nuk behen nazelinj kur rriten pak me shume. Shpesh here ushqimi kthehet ne nje leve kontrolli mbi femijen nga ana e prindit (hape gojen edhe nje luge se do qaje mami… :() Kjo jo vetem qe shkakton gjendje stresi e ankthi te femija, i cili ndodhet i dyzuar – te mbingope stomakun e tij e mos te ndihet rehat – apo te beje mamin qe e do aq shume, te qaje… por edhe e shtyn femijen te krijoje nje ndjenje negative me ushqimin. Nderkohe me BLW evitohet i gjithe ky problem kontrolli pasi bebi eshte komplet ne kontroll qe ne diten e pare.
Benefit tjeter shume i rendesishem i BLW eshte qe bebi ushtron jashtezakonisht shume muskujt e duarve, te gojes, koordinimin sy-dore, sy-dore-goje. Te gjitha keto jo vetem qe ndihmojne ne zhvillimin e motorrikes fine (prekja dhe mbajtja e gjerave me gishta) por ndikon jashtezakonisht shume pozitiv ne formimin e aftesive gjuhesore te bebit.
Se fundmi mankthi i te gjitha nenave: mbytja! Ne automatikisht mendojme se ushqimi me copa (BLW) e shton riskun e mbytjes, por studimet ne fakt nuk e mbeshtesin kete gje. Sipas specialisteve bebat qe ushqehen me BLW nuk i kane shanset me te larta per tu mbytur se ata qe ushqehen vetem me pure. Pra nuk ben diference!
Zhvillimi i aftesive motorike dhe verbale, kontrolli i ngopjes, perfitimi i pavaresise, ngrenia e vakteve te gjithe se bashku, e te gjitha keto me rradhe jane nder arsyet kryesore pse une kam zgjedhur BLW, dhe deri tani duket se Noah vertet po e shijon.
Patjeter qe ka raste qe dicka hahet pure, por edhe ne keto raste me e mira eshte qe ta lejosh bebin te vet-ushqehet. Mbushja lugen mama dhe jepja ne dore, e admiroje teksa fiton aftesi te reja cdo dite!
Related posts
Rreth Meje
Mirëserdhet te The Mom Corner, një qendër ditore që ofron klasa mami&unë dhe programe zhvillimore te fokusuara te femijëria e hershme. Ina Xhafa, themeluesja dhe drejtuesja e The Mom Corner, ka kryer studimet e larta të nivelit Bachelor në Psikologji, në LCC International University në Lituani, dhe Masterin MPA në drejtimin Politika Edukimi, në Cornell University në New York, USA. Ka mbi 6 vite eksperiencë profesionale duke punuar me fëmijë, familje dhe adoleshentë si këshilluese dhe në fushën e edukimit si dhe ka disa certifikime si praktikuese e metodave Montesori dhe Reggio Emilia. Mbi të gjitha është bashkëshorte dhe nënë e një djali 2 vjecar, i cili është edhe frymëzimi kryesor i The Mom Corner.
Learn more
Me Ndiqni: