Nje nga momentet me te rendesishme gjate rritjes se femijes eshte fillimi i ushqimit. Por ne te njejten kohe kjo eshte nje nga gjerat me stresuese per prinderit. Si do ja gatuaj? Ku? Cfare ti jap? A duhet tja bluar? T’ja bej te pure pothuajse te ujshme? T’ja jap me copa? E me e frikshmja nga te gjitha: Po sikur te mbytet?! 

Frika nga mbytja eshte reale, dhe totalisht e drejte, por nuk duhet te na pengoje qe te shijojme ushqyerjen si aspekt te rritjes se femijes, ashtu sic edhe shijojme cdo arritje tjeter. Per kete eshte shume e rendesishme mama qe te kuptojme nje dallim thelbesor midis dy eventeve shume te ndryshme: mbytjes dhe gagging (sforcimi i fytit – sikur gati ne te vjelle. Me falni shume por duke qene se nuk kemi nje term te mire-percaktuar ne shqip, do te perdor termin ne anglisht: gagging). 

Ne pamje te pare keto mund te duken shume te ngjashme. Nje femije qe ‘gags’ mund te keqinterpretohet sikur po mbytet, e mama nxiton tja nxjerre ushqimin me gishtin e saj nga goja…nderkohe patjeter qe panikohet dhe eshte e alarmuar… Ky reagim nuk ndihmon as mamen as bebin, e as njerezit e shtepise 😀 Keshtu qe le te kuptojme ca eshte gagging, nga ndryshon nga mbytja reale dhe si te reagojme! 

 

Gagging eshte reflex natyral te bebat, eshte sistemi i tyre mbrojtes kunder mbytjes! (Ironike qe ne dukje e ngaterrojme me mbytjen :D) Bebit i vjen vetvetiu sapo nje teksture ndryshe nga qumeshti (qofte pure apo copa ushqimi) i shkon afer fytit, kryesisht ne zonen e pasme te gjuhes. Menjehere femija fillon te aktivizoje muskujt e fytit, e shtrengon dhe nxjerr gjuhen perpara ne menyre qe ta nxjerre objektin nga goja. Ky reflex eshte shume i forte ne moshen 6-9 muajsh. Kjo edhe eshte aryeja pse eshte mosha ideale qe bebi te mesoje te haje ushqimet e ngurta. 

Baby Gagging Reflex

Kur fillon refleksi i gagging? 

Qe ne lindje! Bebet e kane, edhe te rriturit e kane, por me faza te ndryshme te rritjes edhe refleksi ndryshon nivelin e sensivitetit, si dhe kur ndodh. Te bebet qe ushqehen me qumesht mund te shkaktohet kur nuk e kapin koken e gjirit mire, apo nese u vjen shume qumesht menjehere. Me pas 5-7 muajsh refleksi eshte i ndjeshem dhe shkaktohet menjehere sapo ushqimi eshte ne mes te gjuhes. 7-10 muajsh eshte shume i ndjeshem por zhvendoset me mbrapa gjuhes, pra me afer fytit. 

 

A u ndodh te gjitheve? 

Refleksi gagging i ndodh te gjitheve, si femijeve qe ushqehen me copa (BLW) ashtu edhe femijeve qe ushqehen me pure. Ndryshimi i vetem eshte se femijet qe ushqehen me pure e bejne me pak ne fillimet e ushqimit, por me shume me vone. Ndersa me BLW ka me shume gaggin ne muajt e pare kur femija sa fillon te ushqehet por ka me pak me pas. 

 

Si duhet te reagojme kur bebi gags? 

Meso te dallosh qarte shenjat e gaggin mama, dhe mundohu qe mos te mbi-reagosh kur e shikon te ndodh (edhe pse mund te duket e frikshme). Ruaj qetesine ne menyre qe edhe bebi mos te axhitohet; dhe mos u perpiq tja nxjerresh ti me gishtin tend ushqimin nga goja, pasi kjo mund ta shtyje me shume, duke e perkeqesuar situaten. Besoji refleksit mbrojtes te bebit por nderkohe qe e supervizon ne cdo moment. 

 

Ku dallon nga mbytja? 

Gjate refleksit gagging femija kollitet, nxjerr gjuhen, hap gojen, mund edhe te skuqet ne fytyre nga sforcimi qe i ben muskujve te fytit. 

Mbytja eshte ndodhi thelbesisht ndryshe: ne mbytje ushqimi ngec dhe bllokon rruget e ajrit. 

Nese femija eshte duke u mbytur ka keto shenja: 

  • Nuk arrin dot te qaje 
  • Eshte komplet i shokuar 
  • Nuk nxjerr dot tingull, ose leshon tingull me ton te larte te mprehte 
  • Nuk mbushet dot me fryme, dhe i formohet gropa poshte kraharorit 
  • Fillon ndryshon ngjyre ne fytyre (nxihet, blu, mavi) 

 

Eshte shume e rendesishme qe te familjarizoheni me procesin e ndihmes se shpejte per bebet/femijet nese bebi ka episod mbytjeje ne menyre qe te reagoni. Nese dicka e till ndodh, nderkohe qe reagoni, telefononi patjeter edhe ambulancen.