Si prinder patjeter duam qe te japim me te miren tone ne perkujdesjen per bebin, si dhe te shohim qe gjithcka eshte shume ne rregull. Per pasoje eshte shume normale te shqetesohemi nese shohim se dicka nuk shkon apo nuk eshte sic duhet me bebin tone. Koka e shtypur apo e sheshte e bebit, ne fakt eshte nje fenomen gjeresisht i perhapur, dhe pergjithesisht trajtohet dhe rregullohet shume lehte. 

 

Nga se shkaktohet koka e shtypur e bebit? 

Per shkak se bebet kur lindin i kane ende shume te buta kockat e kokes, eshte shume e thjesht qe keto te fundit te deformohen e te shkaktojne koken e sheshte apo te shtypur te bebi. Koka e shtypur e bebit ndryshe njihet me termin “plagjiocefali pozicionale”. 

Pergjithesisht shkaktari kryesor eshte qendrimi i bebit shtrire mbi kurriz dhe mbajtja e kokes vetem ne nje pozicion. Shtrirja mbi kurriz eshte domosdoshmeri kur bebi fle, pasi eshte pozicioni me i sigurte per bebin. Bebi ASNJEHERE nuk duhet te vendoset ne gjume mbi bark, edhe nese ekziston risku i kokes se shtypur, pasi rreziku per mbytje dhe SIDS (vdekja e papritur foshnjore) eshte shume i larte. 

 

Shkaktar tjeter per koken e shtypur te bebit eshte edhe torticollis

 

Gjumi i bebit dhe siguria

Lexo mbi cfare duhet te bejme e te shmangim per nje gjume sa me te sigurte te bebit

Cfare eshte torticollis dhe si lidhet ai me koken e shtypur te bebit

Torticollis te foshnjat eshte ngurtesim i nje pjese te muskujve te qafes se bebit (pra nje ane e muskulatures eshte me e shkurter apo me pak e zhvilluar se ana tjeter). Kjo ben qe bebi te kete veshtiresi ne levizjen e qafes nga te dyja anet njesoj, e per pasoje preferon qe ta mbaje nga nje ane vetem; duke cuar keshtu ne formimin e kokes se shtypur ne nje zone te caktuar. 

 

Si diagnostikohet koka e shtypur e bebit dhe/ose torticollis

Koka e shtypur e bebit dhe torticollis diagnostikohen lehtesisht nga mjeku pediater vetem duke e pare bebin (pra jane me shenja vizuale) e nuk kane nevoje per ekzaminime te shumta. Ne rastin e kokes se shtypur dallohet se pjesa mbrapa e kokes apo nje nga anet eshte me e sheshte se te tjerat, mund te ndodhe gjithashtu qe ajo zone ka me pak flok. 

Nderkohe torticollis dallohet pasi bebi ka tendencen qe ta mbaje koken ne nje ane me shume, e kur duhet te ndjeke nje loder me shikim ne anen tjeter, verehet se nuk e kthen koken apo e kthen me veshtiresi. 

 

Trajtimi i torticollis

Torticollis trajtohet lehtesisht me ushtrime te mirepercaktuara per muskujt e qafes, te cilat bejne aktivizimin dhe zgjatjen e njetrajtshme te tyre. Pra mjaftojne disa seanca terapie fizike per bebin, ushtrime e shume durim nga mama qe ti praktikoje ushtrimet sic duhen. 

 

Si ta trajtojme koken e sheshte te bebi

Pergjithesisht koka e sheshte e bebit ndodh te rregullohet e te shkoje ne forme me natyrale vete. Nese eshte shume e theksuar, apo nuk rregullohet vete, mjeku pediater mund te keshilloje mbajten e nje helmete te posacme per nje periudhe kohe te caktuar. 

 

koka e shtypur e bebit

A ndihmon perdorimi i jastekut per formimin e kokes? 

Jasteku nuk keshillohet te perdoret per bebin nen 24 muaj, dhe eshte pothuajse i ndaluar te perdoret ne 12 muajt e pare. Ketu perfshihen edhe jasteket qe komercializohen si ‘formues te kokes’. Burimet NHS dhe APP keshillojne kunder tyre e njoftojne se ne fakt nuk e kryejne funksionin per te cilin shiten. 

 

Postime te tjera qe mund t’u interesojne:

A ka dicka qe ne mund te bejme qe ndihmon ne rregullimin e kokes se sheshte dhe parandalimin e saj? 

Patjeter! Gjeja e pare dhe me kryesore eshte qe bebi mos te rrije shume kohe shtrire mbi kurriz gjate kohes qe nuk eshte ne gjume (ketu perfshihet koha ne karroce, relaks, etj).  E dyta gjithashtu shume e rendesishme eshte vendosja e bebit ne kohe mbi bark. Kjo jo vetem ndihmon ne parandalimin e kokes se shtypur, e ndihmon ate te kthehet ne forme, por gjithashtu edhe i forcon  dhe i aktivizon muskujt e qafes dhe ndihmon ne zgjatjen e njetrajtshme te tyre.