Vitet e fundit, me hyrjen ne treg te trajnimeve te gjumit, koncepti i regresit eshte bere gjithnje e me i perdorur. Ne aspektin e gjumit, mendohet se bebi kalon nje periudhe regresi – duke qene se nuk e ben me gjumin aq te lehte si me pare – por a eshte vertet regres? Per te kuptuar kete duhet te kuptojme se cfare ndodh ne zhvillimin e bebit.  Truri i bebit, sidomos 20 muajt e pare te jetes, eshte ne nje rritje e zhvillim konstant e te vazhduar. Por gjate kesaj kohe ka edhe periudha te caktuara qe kalon rritje te vrullshme, gjate te ciles bebi meson aftesi te reja konjitive (mendore), fizike, apo edhe sociale. Pra ne te vertet ajo qe rendom njihet si regres ( gjumi apo ushqyerjeje) eshte ne fakt vetem nje nga “simptomat” qe tregon se bebi yt po rritet e po zhvillohet ne menyre te shendetshme :).

Pse mendoj se eshte shume e rendesishme te dime diferencen dhe te kuptojme se cfare ndodh ne te vertet? Sepse shpesh here kur mendojme per keto etapa si regrese, i shohim vetem ne anen negative dhe qasja jone ndaj tyre patjeter qe ndikon ne menyren se si ne dhe bebi do e kaloje. Por nese e shohim si progres (ashtu sic eshte ne te vertet), dhe fokusohemi te anet pozitive dhe te rritja e zhvillimi qe bebi kalon,  atehere edhe qasja jone ndaj kesaj periudhe do te jete shume me pozitive dhe e gjithe eksperienca do te jete e tille.

Cilat jane shenjat se bebi po kalon nje rritje e progres te vrullshem?

Pergjithesisht etapat e progresit shoqerohen me ndryshime ne keto aspekte:

  1. Humori/ Gjendja emocionale
  2. Gjumi
  3. Ushqimi
  4. Inteligjenca

Dicka qe duhet te kemi gjithmone parasysh eshte se bebat jane individe te ndryshem e patjeter secili e perjeton ne menyra unike cdo faze rritjeje. Keshtu keto shenja apo menyra se si shfaqen mund te ndryshojne nga njeri beb te tjetri, por ne pergjithesi kjo eshte forma si manifestohen.

 

10 Gjera qe mund te ndihmojne gjate progreseve

Lexo mbi cfare duhet te bejme kur bebi kalon nje etape progresi te vrullshem

Ndryshimet ne humor per shkak te progresit

Ne pergjithesi ndryshimet ne humor jane te dukshme dhe shfaqen ne keto tre forma kryesore: bebi qan/grindet me shume e me shpesh; eshte me shume i acaruar; dhe i “ngjitet” mamit me shume se zakonisht.

Te gjitha keto jane me se te kuptueshme duke marr parasysh ndryshimet e medha qe truri i femijes po kalon. Te mesosh aftesi themelore jetese per here te pare, mund te jete e frikshme dhe stresuese e kjo patjeter qe manifestohet me ndryshim humori.

Imagjinoni sikur te zgjoheni neser ne mengjes, dhe papritur te mesoni si te merrni fryme nen uje… do te ishit te shokuar! Gjithcka qe keni ditur deri tani sdo ju bente me sens, e patjeter nuk do te ishit ne humorin e zakonshem.

Sa me shume te mundohemi te kuptojme perspektiven e tyre, aq me te lehte do e kemi ti ndihmojme gjate ketyre periudhave.

Ndryshimet ne gjumin e bebit per shkak te progresit

Gjumi eshte nje nga aspektet e para dhe kryesore qe peson ndryshime dhe behet sfidues ne periudhen e nje progresi. Kjo mund te manifestohet ne forma te ndryshme: 

  1. Bebi mund ti beje shume rezistence vendosjes ne gjume gjate dites 
  2. Mund te kerkoje vetem te fleje ne krahe (ndryshe nga me pare) 
  3. Mund ti beje gjumet e dites shume te shkurtra e te c’rregullta 
  4. Mund ti beje shume shume rezistence vendosjes ne gjumin e nates 
  5. Mund te zgjohet shpesh naten te kerkoje te pije 
  6. Mund te zgjohet ne mes te nates e te filloje te luaje 
  7. Mund te zgjohet shume heret ne mengjes 
  8. Ose te shfaqe nje kombinim te te gjitha ketyre. 

Ndryshimet ne ushqyerjen e bebit per shkak te progresit

Ushqimi eshte gjeja e trete me kryesore qe pergjithesisht afektohet nga periudha e progresit. Edhe kjo mese e kuptueshme. Kush e ka mendjen te haje kur papritur po meson te ecesh apo jo? 😀 Ndryshimet ne ushqyerjen e bebit mund te manifestohen ne forma te ndryshme ne fakt, ja disa prej tyre:

  1. Bebi mund te haje me pak sasi por me shpesh
  2. Mund te haje me shume ushqim per shkak se progresi po shoqerohet me rritje fizike te vrullshme
  3. Ta kap e ta lere gjirin shume shpesh (sikur luan)
  4. Ta refuzoje ushqimin apo gjirin totalisht
  5. Te kerkoje te ushqehet vetem vete – te refuzoje lugen plotesisht
  6. Te kerkoje vetem ushqime specifike

Bebi nuk do te haje

Ndryshimet ne inteligjencen e bebit gjate periudhes se progreseve

Kjo ne fakt eshte nje nga sferat e mia te preferuara! Bebat jane shume po shume inteligjente, dhe edhe pse ne mamave keto progreset ndonjehere na i nxjerrin shpirtin 😀 une shpesh i kam periudhat e preferuara sepse e sheh kaq qarte ndryshimin dhe rritjen te bebi dhe hovin zhvillimor qe kalon. Gjate ketyre etapave bebi mund te zhvilloje aftesi te reja ne nivel konjitiv e social si:

  • Meson te buzeqeshe
  • Meson te mbaje koken lart
  • Meson te rrotullohet
  • Dallon dhe kerkon mamin (apo kujdestarin kryesor)
  • Mban lodra ne duar
  • Luan me Ta
  • Ben “Pacim”
  • Belbezon
  • Ecen kemba-dorazi
  • Mban dy lodra ne duar – ben kalimin nga nje dore te tjetra
  • Belbezon dhe ben muhabet me mamin
  • Fillon flet fjale te plota
  • Ecen

Keto e shume te tjera, jane te gjitha procese te rendesishme, qe ne fakt kerkojne nje zhvillim te theksuar te trurit, pavaresisht se ne mund te na duken gjera bazike. Mos harroni, bebet e kane boten e tyre shume te vogel, dhe gjerat qe ne na duke shume te vogla, per ta jane me nje rendesi te madhe e prandaj gjithe keto aftesi e ndryshime shoqerohen me ndryshime ne sjelljet e tjera.

Kur jane periudhat qe bebi kalon ne progres?

Cdo beb mund ti kaloje ne jave/muaj pak te ndryshem, e nuk ka se si te jete fiks. Mund te kete edhe 2+ jave diference se kur progresi fillon te shfaqet.  Por javet e listuara me poshte jane per te krijuar nje ide :). Progresi i vrullshem mund te zgjase 1 jave po mund te zgjase edhe 4 e 5 jave, varet shume nga femija.

  • 4-5jave  (1 muajsh)
  • 8 jave  (2 muajsh)
  • 12 jave (muaji i 3-4)
  • 19 jave  (muaji i 5)
  • 26 jave (muaji 6)
  • 37 jave  (muaji i 9)
  • 46 jave (muaji i 11)
  • 55 jave (muaji i 12-13)
  • 64 jave (muaji i 14-15)
  • 75 jave (muaji i 17)

Ne vijim do te mund te lexoni me shume se cfare ndodh ne secilen etape progresi!

Perqafime

Ina.