Nese ka dicka qe na karakterizon ne mamat eshte frika! Frika se mos i ndodh dicka femijes(ve), frika se mos na ndodh dicka e nuk jemi aty per tu kujdesur, frika se mos semuren, frika se mos rrezohen, frika se mos nuk jemi duke bere nje pune te mire ne rritjen e femijeve, e me zhvillimet e fundit, frika nga autizmi!! 

Kjo e fundit me duket sikur po na del pak jashte kontrollit, te pakten kete kam kuptuar nga bisedat me shume prej jush ne social media (instagram @ The Mom Corner). E per pak kohe nuk po e kuptoja dot se nga buronte e gjithe kjo frike… pasi ishte vertet shume specifike dhe i tejkalonte ate friken tipike te ne mamave! 

Nga bisedat me shume mikesha virtuale kuptova se kjo frike nga autizmi, kishte filluar ti pengonte qe te shijonin cdo moment me thesaret e tyre dhe ne vend qe ti shijonin arritjet e tyre te vogla po shume te medha, i shikonin me hije dyshimi e frike se mos ishin simptomat e para te autizmit! Perballe ketij realiteti te hidhur nuk mund te rri e heshtur! Sepse ti vjedhesh gezimin nje prindi per femijen e tij/saj mendoj eshte dicka jo lehte e tolerueshme! 

Pas shume pak hulumtimi kuptova se arsyet kryesore pse kjo ishte kthyer nga nje frike normale mamash ne nje frike iracionale qe po i shtynte mamat ta shikonin rritjen e bebit si simptome autizmi, ishte ne fakt informacioni i cunguar qe po qarkullon ne mediat sociale. 

Une them gjithmone se informacioni eshte shume bekim, por informacioni i mire filtruar dhe i mire-procesuar. 

Nje gje qe absolutisht nuk mund ta suportoj apo mbeshtes, eshte ‘diagnostikimi’ virtual! 

Gjithmone e me shume keto dite shoh neper blogje apo influencera informacion te shperndare se si me nje check list japin se si mund te dallosh se femija ka kete apo ate… e sigurisht kryefjala e momentit: Shenjat per te pare nese bebi ka autizem!!! 

Kjo duket sikur po i fuqizon prinderit kur ne fakt thjesht po i jep nje arsye me shume per tu fiksuar. Pse? Sepse maxhoranca jone nuk e ka kualifikimin per te kryer nje diagnoze te mirefillte autizmi… normal qe jo… nese nuk jeni psikolog klinik, psikiater, neuropediater… nuk ka se si te mund te diagnostikoni autizmin! Keshtu nderkohe qe eshte shume mire te jemi te mire-informuar mbi hapat zhvillimor te femijes, si dhe probleme te mundshme per te patur parasysh, nuk duhet kurrsesi te shqetesohemi apo fiksohemi para kohe, udk e marre nje simptome specifike, qe mund te jete nje veprim krejt normal zhvillimore, e ta perkthejme si simptome autizmi! Nese ka dicka qe realisht ju shqeteson, mjeket e kualifikuar per kete mund t’ju japin pergjigje, askush tjeter! 

“Boomi” i Autizmit

Dicka tjeter qe kam vene re prej kohesh tashme eshte : boom i autizmit ne diagnostikim! Kjo eshte karakteristike ne fakt per vendet si Shqiperia qe kalojne periudhe tranzicioni ne rritje ne nje fushe te caktuar: ne kete rast Psikologjise e Psikiatrise! 

JO cdo mangesi zhvillimore ne aftesi sociale eshte diagnoze autizmi! JO cdo vonese ne zhvillim gjuhesor eshte diagnoze autizmi! JO cdo veprim perserites eshte simptome autizmi! 

Te kuptojme pak me shume… 

Dua shume qe t’ju ndihmoj te kuptoni pak me shume mbi kete! Kur realizoja studimet e larta ne Lituani, per psikologji, duke qene se ne fokus kisha zhvillimin e femijeve, internshipin e kam bere prane nje qendreje psikologjike per femijet ne risk, dhe na takonte shpesh te benim diagnostikim te femijeve per aspektet zhvillimore. E nese kishte dicka qe supervizorja ime me thoshte gjithmone (nje psiko-terapiste shume e zonja dhe me shume eksperience) ishte se autizmi eshte ne fakt semundja me e veshtire ne diagnostikim dhe me lehte e diagnostikuar… cdo te thote kjo? 

Autizmi si jo shume semundje zhvillimore, nuk ka ne fakt nje test specifik qe mund te realizohet per te bere diagnostikimin e tij, pasi eshte shume komplekse ne simptomat e tij- kjo e ben shume te veshtire diagnostikimin. Nga ana tjeter per shkak te larmishmerise se simptomave dhe shenjave qe ka, me shpesh se cduhet, diagnoza jepet shume lehte e shume shpejt… duke i rene shkurt – ka autizem! 

 

Tani disa te verteta qe mund t’ju ndihmojne te vete-qetesoheni pak: 

  1. Diagnostikimi i autizmit mund te behet vetem nga specialiste, dhe per kete ne fakt duhen disa seanca qe psikoterapisti apo mjeku i specializuar per kete, te observoje ne menyre te vazhduar sjelljen e femijes, te njohe historikun e tij, te shoh ne vazhdimesi hapat zhvillimore e vetem atehere te mund te arrije ne nje konkluzion! 
  2. Eshte e vertet qe autizmi ka simptomat kyresore ne lidhje me sjellje te caktuara (perseritese), probleme me komunikimin (verbal dhe te shenjave trupore), dhe sjellje asociale – POR eshte e nevojshme te shohim nje nderthurje dhe kombinim te ketyre simptomave qe te shqetesohemi per autizem…. Thejsht se shohim femijen te loze vazhdimisht me nje loder, te luaje me hijet qe dora e tij leshon, apo vetem se nuk do te te pergjigjet (kur atij nuk i teket te pergjigjet- nese kjo persiston me moshen e me rritjen apo behet gjithmone eshte tjeter gje)… keto jane sjellje te izoluara, dhe vetem nga nje sjellje e izoluar nuk mund te shqetesohemi menjehere per autizem, pasi i bie te fiksohemi per cdo gje te vogel per bebin. 
  3. Autizmi eshte shume e veshtire pothuajse e pamundur ne shumicen e rasteve te diagnostikohet para 18 muajve… keshtu nese ekspertet nuk arrijne ta bejne dot… a mendoni se ne si mama duke u fiksuar do ta bejme? 
  4. Arsyeja pse autizmi nuk diagnostikohet para 18 muajve, dhe ne fakt diagnoza e sigurte merret vetem 3 vjec e lart, eshte sepse shume sjellje normale zhvillimore te bebit,( te izoluara) mund te ngaterrohen me autizem.., e keshtu te sjellin shqetesim te kote! 

 

Nese jeni vertet te shqetesuara… 

Dicka qe une besoj fort eshte instikti i nenes… Une besoj (dhe nga eksperienca personale e profesionale e kam te provuar kete) se zemra e nenes thelle thelle e ndjen dhe e di shume mire nese ka dicka qe nuk shkon me femijen e saj! Mbani mend se sic e do ti femijen tende, dhe sic e njeh ti… nuk e do apo e njeh askush ne kete bote! Keshtu nese je realisht e shqetesuar per nje simptome apo sjellje te cakuar, gjeja me e mire qe mund te besh per veten dhe femijen tend eshte mos te merresh me diagnositkime virtuale por te drejtohesh menjehere te nje person i mire-kualifkuar i fushes! Ta shohe e ta vleresoje femijen nga afer sipas hapave te duhur! 

Kjo te ndihmon ty per te hequr shqetesimin, ose per te filluar trajtimin ne kohen e duhur! 

Sa me shpejt ne fakt femija te filloje te marre trajtimin aq me mire eshte per te dhe per tu ne afatgjate! 

 

Pak me sensitive…

Dicka tjeter qe e ka kaq te nevojshme ta ndaj… eshte shume sensitive si teme dhe e kam shume te veshtire qe te gjej fjalet e duhura! 

Por na duhet si shoqeri qe te mbajme nje mendje pak me te hapur dhe gjitheperfshirese ndaj personave te diagnostikuar me autizem apo me cdo lloj tjeter kufizimi aftesish. E kuptoj shume mire friken, se si ne momentin qe mund te marresh nje diagnoze te tille apo edhe thjesht ta dyshosh per femijen, te shembet bota… por le te mendojme pak per ate mamen qe ka vite qe perballet e lufton me kete sfide! Le te mendojme se ndoshta duke e bere kaq te frikshme i ushqejme femijeve tane ndjenja bullizimi… Autizmi nuk te ben me pak njeri… as nuk te heq vleren…Autizem apo jo… femija eshte bekimi me i madh, mrekullia me e madhe qe une mendoj se duhet shijuar e festuar cdo moment, sepse e kemi vertet kohen e kufizuar ne kete jete, e sja vlen ta shpenzojme kot!