Fillimi i ushqimit eshte nje udhetim kaq i bukur por edhe sfidues  ne te njejten kohe. Cfare te gatuaj?  Si t’ja gatuaj?  Duhet … s’duhet… i ben mire apo jo, po nje nga aspektet me sfiduese eshte ku bebi refuzon  ushqimin. Dicka qe nuk duhet te harrojme ne keto periudha eshte se nje nga aspektet me normale te sjelljes se femijes eshte kalimi neper faza te ndryshme ne narredhenien e tij me ushqimin. Keshtu eshte teresisht e zakonshme qe femija te perjetoje periudha qe refuzon nje/disa ushqime te caktuara. 

 

Pse ndodh kjo? 

Arsyet jane nga me te ndryshme, duke filluar qe nga sikleti qe bebi kalon me daljen e dhembeve, periudhat e progreseve jane mese normale te shoqerohen me periudha veshtiresie ne ushqim. Nje kalim vendimtar ne lidhje me ushqimin eshte edhe ai i 1 vjecarit. Pasi bebi kalon 12 muaj ritmi i rritjes fillon te ngadalesohet, gje qe con ne nevoje me te ulet per kalori, e per pasoje sasia e ushqimit qe konsumon ulet ndjeshem. Keshtu mos u habisni nese bebi juaj 15 muajsh konsumon shume me pak ushqim se 10 muajsh. 

Periudha para/pas virozes eshte gjithashtu nje kohe normale kur bebi mund te  reagoje me nje reduktim te ndjeshem te ushqimit. 

 

Si te veprojme kur bebi refuzon ushqimin?

 

Gjeja e pare dhe me kryesore eshte te pyesni veten nese jeni te interesuar per te dale thjesht nga situata momentare, dmth bebi te haje 1-2 vakte, apo jeni te interesuar me shume ne ndertimin e nje marredhieje te shendetshme te bebit me ushqimin ne kohe afatgjate. Nese eshte opsioni i pare qe ju intereson, atehere do ju sugjeroja mos te lexonit me tej pasi nuk do ju vije ne ndihme ky artikull, nese jeni per te dyten atehere vazhdoni te lexoni mbi disa praktika te mira e te shendetshme te cilat jane vendimtare ne krijimin e nje marredhenie pozitive me ushqimin. 

 

  • Mos e sforconi bebin te haje ushqimin

 

Armiku kryesor i marredhenies se shendetshme eshte ne fakt ushqyerja me sforco. Ketu nuk perfshihet vetem koncepti i ‘futjes se luges me dhune’ por edhe duke e genjyer, trembur, apo manipuluar bebin : ‘haje se erdhi xhaxhi i keq’ ‘ haje se iken mami ndryshe’ , ‘haje se do ta haje qeni’ etj. 

Sforcimi i tille mund te zgjidhet pune momentalisht por ne kihe afatgjate do te shkaktoje nje asocion negativ midis femijes dhe ushqimit e kjo eshte nje nga gjerat qe mund te coje ne probleme thelbesore me ushqyerjen. 

 

Ne vend te sforcimit, vazhdoni ofrojini femijes ushqim te shendetshem her pas here, mund te ulni volumin e ushqimit por te shtoni shpeshtine e vakteve. Me e rendesishmja besojini instiktit dhe nevojave te tij. 

 

  • Konsumoni vaktet bashke

 

Konsumi i vakteve sebashku ne familje eshte nje praktike jashtezakonisht shume e rendesishme per te ndertuar zakone e marredhenie te shendetshme me ushqimin. Koha ne tavoline duhet te jete e fokusuar te ushqimi e te njeri tjetri, ku mund te diskutojme e kalojme kohr se bashku pa shoerqendrime te jashtme si telefon apo televizor. Duke ngrene sebashku femijs meson si te konsumoje ushqiminne menyren e duhur, perdorimin e luges e pirunit, si dhe studimet tregojne se do te kete tendencen qe te konsumoje ushqime me te larmishme e te shendetshme. 

 

  • Ofrojini mundesine te vet ushqehet

 

Nuk ka rendesi nese ushqehet dot me luge e  pirun, apo mund ta kape vetem me duar, vet-ushqyerja eshte proces jashtezakonisht ndihmues ne cdo faze, por sidomos gjate periudhave te refuzimit. Sidomos nese jeni duke i ofruar nje teksture te re ushqimi, lejojeni ta eksploroje njehere me duar. Sic edhe Maria Montesori e ka thene, truri i femijes nuk eshte i predispozuar te pranoje gjera te reja nese duart e tij nuk e eksplorojne me pare.

 

  • Mos u dorezoni!

 

Nese femija nuk e pelqen nje ushqim specifik apo e refuzon, mos u dorezoni, ofrojani her pas here, pa i kushtuar rendesi apo vemendje te vecante. Mos u shprehni para tij me shprehje te tipit ‘po ai se ha’… ofrojani e lereni te reagoje sipas deshires si me cdo ushqim, pa e sforcuar ne rast refuzimi, dhe pa u entuziazmuar shume ne rast se e konsumon. 

 

  • Evitoni ‘korrupsionin’

 

‘Po e hengre brokolin, do te te jap mami cokollate’ – e vetmja gje qe keni arritur me kete eshte qe i mesuat dhe perforcuat femijes konceptin se cokollata eshte e mire dhe merret si shperblim dhe brokoli eshte i keq dhe merret ne forme ndeshkimi. Ofroni cdo ushqim me te njejten menyre e rendesi.