Sot me shume se kurre, mendoj qe presioni kundrejt femrave eshte rritur dhe vazhdon rritet ne menyre eksponenciale! Dhe me e keqja eshte se po ja bejme vete vetes… Ne nje bote ku po kerkojme barazi te verbert, jemi vendosur ne nje gare te marre me seksin e kundert, nderkohe qe biologjikisht jemi te ndertuar ne menyre krejtesisht te ndryshme!
Mos me keqkuptoni! Jam absolutisht pro te drejtave tona, “luftes” per nje nivel page te barabarte, te drejtat e edukimit te vajzave kudo ne bote dhe te gjitha me rradhe! Ajo qe jam kunder, eshte nje presion konstant qe po i vendoset femrave kudo tani, se nese nuk “shkelqen” ne karriere si nje mashkull… atehere nuk ka sukses!
Ne luften per te sjelle mundesi per veten tone, e per ta nxjerre femren nga izolimi dhe etiketimi i shemtuar “femra duhet ne kuzhine” kemi kaluar teresisht ne ekstremin tjeter, ku e shikojme me tone nenvleresuese nje femer qe zgjedh te rri ne shtepi, qe zgjedh te rrise femijet e saj duke hequr dore nga kariera!
E per pasoje pa dashur (ose ndoshta edhe duke dashur) kemi krijuar nje trysni te tmerrshme per veten tone, me pritshmeri qe te “shkelqejme” ne karrier, te “shkelqejme” ne shtepi, si nena, si vajza, si bashkeshorte!
Personalisht jam nje femer vertet e mire-edukuar, me nje trajektore shume te mire ne karrieren time, deri sa vendosa ta vija te gjithen ne pauze pas lindjes se djalit! Tani jam nje mami me kohe te plote, qe bej maksimumin per femijen tim, nderkohe qe mundohem te ndertoj nje shtepi e familje te ngrohte per ne!
Me besoni se brenda vetes sime jam jashtezakonisht shume krenare per kete zgjedhje… deri sa vendosem perball shoqerise dhe pritshmerive te saj…. e nga menyra se si pyesin e si reagojne shpesh e gjej veten ta them me gjysem zeri faktin qe jam shtepiake!
E kur u be kjo nje gje kaq negative ende nuk e kam kuptuar…
Pse nuk mund ti japim lirine vetes te jemi cfare te deshirojme dhe te shohim suksesin ne shtepi po aq sa suksesin ne zyrat e korporatave?
Per mua kjo eshte nje lufte po aq reale sac eshte edhe lufta per te kerkuar te drejta te barabarta ne edukim, apo zhdukja e hendekut te pagave!
Keshtu kete 8 mars, teksa festojme diten nderkombetare te femrave, le te kujtojme se ne jemi te forta, te suksesshme, te arrira, sido qe ta kemi zgjedhur ta shohim suksesin!
Nuk mund te kemi kurre barazi reale nese metri mates eshte me figurat mashku
Related posts
Rreth Meje
Mirëserdhet te The Mom Corner, një qendër ditore që ofron klasa mami&unë dhe programe zhvillimore te fokusuara te femijëria e hershme. Ina Xhafa, themeluesja dhe drejtuesja e The Mom Corner, ka kryer studimet e larta të nivelit Bachelor në Psikologji, në LCC International University në Lituani, dhe Masterin MPA në drejtimin Politika Edukimi, në Cornell University në New York, USA. Ka mbi 6 vite eksperiencë profesionale duke punuar me fëmijë, familje dhe adoleshentë si këshilluese dhe në fushën e edukimit si dhe ka disa certifikime si praktikuese e metodave Montesori dhe Reggio Emilia. Mbi të gjitha është bashkëshorte dhe nënë e një djali 2 vjecar, i cili është edhe frymëzimi kryesor i The Mom Corner.
Learn more
Me Ndiqni: