Mendoj se eshte e kote ta “fshehim” apo te bejme sikur periudhat e progreseve (nese nuk e dini se kujt u referohem si te tilla mund te lexoni me shume ketu) qe bebi kalon, ne 24 muajt e pare te jetes jane te lehta! A jane te bukura? Pa fund! Rritet, zhvillohet, e ne arrijme ta shohim ndryshimin brenda disa ditesh! Por kjo nuk i ben me te lehta!

Nazet ne ushqim… bobo me hante me pare, tani s’ha fare… “mama mama”gjate gjithe kohes, e mundesisht vetem ne krahe… e per te mos permendur pastaj c’rregullimin total te gjumit… Asnje nga keto nuk eshte e lehte! E me besoni se e di cfare sfide eshte! Edhe une me Noahn i kalojme te gjitha; por a ka dicka qe mund te bejme qe te na ndihmoje ne edhe te voglin/voglen tone gjate kesaj periudhe?

Patjeter qe po! Vazhdoni te lexoni…

10 gjera qe mund te bejme per te ndihmuar bebin gjate periudhes se Progresit

Se pari te fokusohemi te cfare mund te bejme per te ndihmuar bebin gjate periudhes se progresit:

1. Ruajtja e rutinave

Gjate progreseve zhvillimore eshte shume e rendesishme qe te bejme ruajtjen e rutinave te dites per bebin. Kini parasysh qe gjate kesaj periudhe, bebi ka mjaftueshem ndryshime qe jane duke ndodhur ne nivel konjitiv e fizik, keshtu ndryshime te tjera madhore, vecse ja veshtiresojne punen e situaten ne te cilen ata ndodhen.

Rendesia e rutinave per bebet

Lexo mbi rendesine qe ka pasja e rutinave per bebin tuaj

2. Respektimi i orareve te gjumit

Pavaresisht se ne qe i kemi bebat 4 muajsh e larte, e dime shume mire se cfare ndodh me gjumin gjate nje periudhe progresi (Zot na jep force :D) respektimi sa me shume i orareve te gjumit te meparshme eshte ideale per bebin. Keshtu per shembull, nese para se progresi te nise, ju zakonisht e vinit rreth ores 8 bebin ne gjume per naten, edhe gjate progresit do te ndiqni rutinen e gjumit te nates rreth ores 8; eshte okay nese bebi refuzon, dhe rri me gjate zgjuar. Mjafton te keni kohe te qete, ne krevat nen te njejten atmosfere si te gjumit.

3. Mos e sforconi per ushqimin

E di shume mire stresin qe ne si mama perjetojme kur bebi nuk ha! Noah ka kaluar Roseolen (qe shkakton mungese oreksi ekstreme) si dhe periudhe te gjate grindjeje me dhembet e lere pastaj progreset…keshtu e kam te qarte ankthin e shqetesimin kur bebi refuzon te haje. Por, gjeja me e keqe qe ne mund te bejme eshte ta sforcojme. Kjo jo vetem qe nuk do te kete rezultat momentar, por do te shkaktoje pasoja negative afatgjate, pasi e shtyn femijet te krijoje nje marredhenie shume negative me ushqimin.

4. Jepini fokus aftesive qe po perfiton

Cdo faze progresi lidhet me nje grup te caktuar aftesish qe bebi eshte duke pervetesuar. Ndoshta eshte 4-5 mujori kur fillon te mesoje te rrotullohet; apo 12-13 kur fillon “bisedimet” dhe ngritjen ne kembe… cilado faze qofte, fokusohuni qe ta inkurajoni bebin me aftesite qe eshte duke mesuar dhe ti jepni hapesiren qe ti pervetesoje. Ata jane shume te vetedijshem mbi aftesite e reja qe po fitojne keshtu pak (ose shume :D) inkurajim, vecse mire ben.

5. Tregohuni te duruar

Kini parasysh, qe keto jane ndryshime realisht te medha per bebin, e boten e tij; pavaresisht se sa te vogla mund te na duken ne. Keshtu patjeter qe do te marrin kohe! As per ta nuk eshte e lehte, perkundrazi, eshte shume here me e veshtire se per ne! Keshtu durim mama, ua premtoj qe edhe kjo faze do te kaloje!

6. Fokusohu te arritjet e zhvillimi i bebit

Kur bebi yt 6 muajsh, fillon e te refuzoje cdo gjum te dites, apo te fleje naten vetem me tundje… apo kur vogelushja jote e sapo bere 1 vjec, zgjohet e mban ” ligjerate” ne 3 te nates… e di qe eshte shume e veshtire te shikojme anen pozitive 😀 ! Por ka nje ane vertet shume pozitive: bebi po rritet e po zhvillohet! Nese fokusohemi te kjo, do ta marrim te gjithen me shume pozitivetet e nuk do te jemi te ngarkuara emocionalisht. Ngarkese jone emocionale ndikon drejtperdrejt te bebi – kete mos e harroni!

Progresi i Bebit

7. Ofrojini siguri

Per shkak te ndryshimeve madhore qe bebi po kalon, eshte mese normale te kete nje ndjesi konstante pasigurie apo frike. Imagjinoni sikur papritur ju te zbulonit nje super-mega- aftesi te re: dini papritur te fluturoni!!! Patjeter qe do te kishit ndjenja pasigurie dhe shume pikepyetje apo jo? Njesoj ndodh edhe me bebat, madje shume here me e theksuar; kjo eshte edhe arsyeja se pse gjate periudhave te progreseve apo rritjes se vrullshme bebi ka tendencen te jete me i “ngjitur” pas mamit e te kerkoje ne menyre konstante prezencen e saj.

8. Evito ndryshimet e medha!

Te njohesh pak a shume periudhen se kur ta presesh nje periudhe progresi nga bebi yt, te ndihmon shume qe te planifikosh sic duhet. Ashtu si e tham me lart, ndjenja e sigurise dhe ruajtja e rutinave eshte shume e rendesishme; keshtu nje ndryshim drastik ambjenti gjate kesaj periudhe nuk do te ndihmonte shume me “simptomat” e do ju linte me nje bebi akoma me shume te acaruar 🙂

9. Merr suport

Nje gje eshte e sigurte: Nuk je vetem! E vertet cdo beb mund ta kaloje ne periudha jo te njejta apo identik me te njejtat simptoma- por cdo beb i kalon periudhat e progresit keshtu qe eshte e sigurte mama se nuk je vetem! E shpesh te marresh suportin e mamave te tjera qe sapo e kane kaluar ate periudhe, apo edhe qe jane ne mes te saj si ty; ka shume benefite! Kerko e merr suport!

10. Merr fryme thelle 😀

Edhe kjo do te kaloje! Gjumi do te ristabilizohet, ushqyerja do te rinise si normalisht,  dhe dashuria e vockel do te pranoje te shkoje edhe me nene apo gjyshin ne krahe per 5 minuta… e gjitha do te kaloje, dhe bebushi do te jete me nje superfuqi te re 😀

Progreset sipas javeve te bebit

Pergjithesisht bebi kalon 10 periudha progresesh madhore.  Informacioni i meposhtem eshte qe t’ju ndihmoje te krijoni nje ide se kur mund ta prisni progresin; por cdo beb e kalon ne ritmin e tij/saj 🙂

 Progresi I   4-5jave  (1 muajsh)

Progresi II   8 jave  (2 muajsh)

Progresi III  12 jave (muaji i 3-4)

Progresi IV  19 jave  (muaji i 5)

Progresi V   26 jave (muaji 6)

Progresi VI  37 jave  (muaji i 9)

Progresi VII  46 jave (muaji i 11)

Progresi VIII  55 jave (muaji i 12-13)

Progresi IX    64 jave (muaji i 14-15)

Progresi X  75 jave (muaji i 17)

Shume perqafime per ju mama!  

Per cdo pyetje mund te komentoni me poshte ose ne instagram!