Nje nga zbulimet me te medha per mua personalisht e qe me transformoi cdo marredhenie me cdo njeri te afert ishte zbulimi i konceptit te gjuheve te dashurise.  

 

Ne vit te pare te shkolles se lart, teksa studionim ne lenden e Familjes dhe Marteses mbi menyrat e komunikimit, zgjidhjen e konflikteve dhe identifikimin e rrenjes se tyre, hasem edhe me Gary Chapman dhe nje nga librat e tij 5 gjuhet e dashurise! Ishte koncept fenomenal e aty me ben shume gjera sens! 

 

Perpara se te vazhdojme te flasim pak mbi gjuhet e dashurise, karakteristika e si ti dalloni te vetja juaj apo tek te tjeret, duhet te sqarojme dicka: 5 gjuhet e dashurise nuk vlejne vetem per marredheniet romantike! Aplikohen ne cdo marredhenie njerezore qe ju mund te keni! Mund te manifestohen ndryshe ne marredhenie te ndryshme, patjeter! Por 5 gjuhet e dashurise nuk vlejne vetem per marredhenien ne cift! Te kuptuarit e tyre ndihmon shume marredhenien prind-femije, midis motrash/vellezerish e me gjere. Ne kete artikull do ta trajtojme me shume ne aspektin e marredhenies ne cift (romantike). 

 

Cilat jane 5 gjuhet e dashurise? 

 

  • Prekja Fizike 
  • Fjalet Afirmuese 
  • Koha Cilesore 
  • Veprat/aktivitetet sherbyese 
  • Dhuratat 

Keto jane 5 gjuhet kryesore te dashurise dhe nje person mund te kete 1 apo me shume, por gjithmone ne nje kategori marredhenieje njera prej tyre eshte me dominante. Ne te njejten kohe mund te ndodhe qe nje person e merr dhe e dhuron dashurine apo afeksionin ne gjuhe te ndryshme, shume raste te rralla por ndodh. 

 

5 gjuhet e dashurise: Karakteristikat e seciles 

 

Prekja fizike 

Nje person qe ka prekjen fizike si gjuhe dashurie e ndjen me shume afeksionin dhe dashurine e partnerit kur merr nje perqafim, nje masazh ne darke, nje mbajtje duarsh spontane teksa ecni ne rruge. Pra pervec marredhenies seksuale ka shume forma te tjera te te prekurit fizik te cilat percojne mesazhe te forta afeksioni te personat me kete gjuhe dashurie. Ne te njejten kohe ne menyre shume te natyrshme kjo eshte forma se si ata e ofrojne. Keshtu nese partneri juaj ka kete gjuhe dashurie, dhe ju sheh te lodhur apo te merzitur eshte i predispozuar qe te vije t’ju perqafoje, apo t’ju masazhoje shpatullat. 

 

Fjalet afirmuese 

Njerezit me fjalet afirmuese si gjuhe primare dashurie, jane personat qe kane jashtezakonisht shume per fjale inkurajimi, tu vihet ne dukje duke ja shprehur mirenjohjen, atributet pozitive, cfare jane duke bere mire apo edhe te degjojne fjale motivuese. Nje mesazh spontan “te dua” apo “sa e bukur dukeshe sot” e ndryshon komplet diten per nje person qe ka fjalet afirmuese si gjuhe dashurie. 

 

Koha cilesore 

Personat me kete gjuhe e kane jashtezakonisht shume te nevojshme vemendjen e pandare gjate kohes se qendrimit bashke. Nje udhetim ne fundjave, nje film ne darke, apo nje shetije ne oret e vona ku fokusi te jete mbi ta e mbi marredhenien tuaj, i japin nje “doze te mire dashurie dhe afeksioni” ketij grupi personash. Mos harroni te fikni telefonin 😉 

 

Veprat Sherbyese 

Nese nje person qe ka veprat sherbyese si gjuhe dashurie, do te te tregoje se sa shume te do, perpiqet te beje pazarin, apo kujdeset per gjitha sherbimet e makines, mund te kujdeset per shtepine, apo me detyrat e perditshme te femijeve. Ne te njejten kohe eshte forma me e mire se si e percepton dashurine. Keshtu, nese bashkeshortja juaj ka kete gjuhe dashurie, nje larje enesh ne darke pas nje dite te gjate qe ka kaluar, do te beje diference te madhe ne marredhenien tuaj 🙂 

 

Dhurata 

Se bashku me prekjen fizike, berja apo marrja e dhuratave eshte nje nga gjuhet me lehte te dallueshme te dashurise. Kjo sepse eshte edhe me e komercializuara: neper filma kudo ne e shohim te portretizuar se si nje cift ne nje moment afeksioni ose japin dhurate, ose prekje fizike. Personat me kete gjuhe dashurie, i kane shume po shume te rendesishme dhuratat dhe ato spontanet pa ndonje rast specifik bejne “magji”. Keta persona nuk vleresojne thjesht dhuraten, por kohen dhe mundimin e vene ne te. Pra rendesia me e madhe per ta nuk eshte vlera monetare por koha dhe mendimi i vendosur ne berjen e dhurates – kjo eshte ajo qe e con mesazhin kryesor te dashurise dhe afeksionit. 

Cfare te evitojme? 

 

Te njohurit e gjuhes suaj te dashurise dhe te partnerit tuaj, jo vetem qe ndihmon ne cfare veprimesh mund te fokusohemi me shume ne menyre qe ta dhurojme dashurine ne formen sesi partneri e percepton me mire, por edhe na ndihmon te kuptojme cfare te evitojme. 

Keshtu pershembull, mos beni gabim qe te merrni nje dhurate sa per te kaluar rradhen e jo te miremenduar per ditelindje apo pervjetor nese partneri/ja ka si gjuhe kryesore Dhuratat; apo akoma me keq ta pyesni cfare do, apo mos ti merrni asgje! Per ta eshte jashtezakonisht shume e rendesishme i gjithe procesi. Ne te njejten kohe, per dike qe ka Fjalet Afirmuese si gjuhe kryesore dashurie, e kunderta (fjalet negative) sjell nje lendim shume me te madh se per dike qe ka forme tjeter te gjuhes se dashurise. 

Ne rastin e veprave sherbyese, nese e shihni sasine e puneve qe partneri ka per te bere dhe ne vend qe te jepni nje dore ndihme, uleni te shikoni TikTok… me vjen keq por priteni nje shperthim nga momenti ne moment, ndoshta mund te dale me nje arsye komplet tjeter pa lidhje me veprat e sherbimit, sigurisht sepse te tregojme arsyen e vertet na ben te ndihemi vulnerabel e kjo eshte shume e veshtire, por ne nje forme apo tjeter do te dale! 

Sa per kohen cilesore, nese kuptoni se partneri/ja ka si gjuhe paresore te dashurise kohen cilesore, dhe e ftoni ne nje darke per ta kaluar se bashku por qendroni ne telefon, dijeni se keni arritur plotesisht te kunderten e asaj per te cilen u niset.  Dhe per personat qe kane kontaktin fizik si gjuhe primare dashurie, duhet te kuptojme se jane shume me shume sensitiv ndaj prekjes se personat e tjere. Keshtu nje perqafim ne moment te gabuar apo prekje kur partneri/ja thote jo mund te shkaktoje jo vetem nje ndjenje pa rehatie por lendim vertet te thelle te personi tjeter. Ne te njejten kohe keta persona, mbajne shume distance fizike me te tjere te cilen nuk i konsiderojne nje njerez te afert. 

 

Si ti perdorim gjuhet e dashurise per permisimin e marredhenies ne cift? 

Se pari duhet te kuptojme qarte se cila eshte gjuha jone primare e dashurise, e me pas ajo sekondare. Si dhe te kuptojme te njejten gje me pas per partnerin/en tone. 

Se dyte, dicka shume e rendesishme eshte te kuptojme se adaptimi duhet te behet ne formen se si e dhurojme dashurine. Pra nese ju keni prekjen si gjuhe dashurie dhe partneri juaj ka kohen cilesore, duhet qe te pershtateni ju dhe ne menyre aktive ti ofroni kohen cilesore per ti shprehur dashurine dhe afeksionit, dhe jo te prisni qe partneri ta kuptoje afeksionin tuaj nga perqafimi, thjesht sepse e di qe ju keni prekjen fizike si gjuhe dashurie. E njejta gje patjeter vlen dhe per partnerin: duhet t’ju dhuroje perqafime apo prekje fizike ne momentet e duhura, edhe pse dhenia me natyrale e dashurise per ta do te jete kushtimi i kohes apo vemendjes. 

 

Kjo sepse pavaresisht se ne mund ti kujtojme vetes ne menyre aktive “oh po ai/ajo keshtu e shpreh dashurine”(e ne shume raste duhet ta bejme kete), nuk mund te vazhdoje gjate gjithe kohes keshtu, pasi dashuria duhet ndjere menjehere dhe natyralisht, jo thjesht ta rikujtojme ne menyre “intelektuale”.