Për mua ditëlindjen janë shumë po shumë të rëndësishme dhe dua gjithmonë të festohen! Kështu kur e dua për vete dhe për njerëzit e tjerë, për birin tim të vogël po e po! Për ditëlindjën e dytë fillova të mendoj që dy muaj para, dhe planifikimin e detajeve që 3 javë para.Ditelindja e dytë e birit për mua ka qenë kaq emocionuese dhe isha shumë më e angazhuar se për ditëlindjen e parë. Kjo sepse Noah ishte më i rritur, ka idetë e qarta se cfarë i pëlqen dhe cfarë jo , i shijon shumë më shumë ushqimet, aktivitetet… mund të konsumojë tortën… ka njerëz që i ka të preferuar, ka shokët dhe shoqet e tij të vogla… të gjitha këto që unë duhet ti mendoja mirë e të sigurohesha bashkë me tim shoq se ishin të gjitha sipas preferencave të tij!
Disa gjëra të përgjithshme që ne kishim në fokus për dy-vjetorin!
Donim të ishte plotësisht i fokusuar te Noah, të kishte fëmijë të tjerë, të ishte në ambjent të hapur, mundësisht në natyrë në mënyrë që të mund të vraponte e luante rilisht- nuk doja të dëgjonte shumë “jo” ditën e ditëlindjes sidomos, dhe tema e ditëlindjes të ishte në përputhje me interesat e tij këto kohë.
Nisur nga kjo, dua të ndaj me ju këshillën e parë kur nisni planifikimi: përcaktoni temën që do të ketë festa e dy-vjetorit. Kjo ndihmon shumë në të qënit më të mirë-fokusuar në planifikimin e gjëërave të tjera si dekor, tortë, aktivitetet që do tëë keni si dhe ushqimet gjithashtu.
Për ditëlindjen e Noahs tema që zgjodhëm ishte Tëo Fast Tëo Curious, duke qenë se makinat janë “dashuria”e tij e momentit, dhe kuriozitetin e ka “armë” të fortë 🙂
Ushqimet i përgatitëm vetë duke patur në mendjë faktin që të ftuarit ishin fëmijë e bashkëmoshatar (edhe pse me prindërit shoqërues patjeter :D) por targeti ynë ishin fëmijët. Në të njejtën kohë dëshira ishhte që ushqimi vizualisht të përshtatej me temën e ditëlindjes kështu përgatitëm;
- Mini role me nutella dhe banane që ishin “timonat e makinave”
Për këtë mjafton petë tortija, e lyer me cokokrem (ose mbushje sipas dëshirës), vendosim një banane, e rrotullojme së brendshmi e më pas e presim në rrethore të vogla
- Mini burgers
Me njnë gotë premë vetëm nga pjesa e tuleve të bukës, që të merrnim formën rrethore, bëmë qofte/burgers vetë- version mini; nnje gjysëm flete sallatë jeshile, nje fetë të vogël kungull turshi dhe “rrotat e makinve” ishin gati
- Mini chicken strips
Nëse ka një ushqim që është gjithmonë si “bast i sigurtë” me fëmijët, nga eksperiënca ime është filetoja e pulës. Sidomos kur është sa e butë aq edhe krokantë, kështu e premë në shirita sa dy gishtat e dorës; zhysim njnëherë në vezë, e më pas në bukë të thekur të thërrmuar, e kalojmë në skuqje dhe gati! Për këto menduam pak edhe për të rriturit shoqërues dhe u vendosëm edhe salca të ndryshme që të mund ti shoqëronin.
- “Vidha” e bullona
Këto ishin perime te freskëta, si specs të kuq e jeshil, kastraveca e karrota, të prera për së gjati. Shtuam pak edhe gjëra të gatshme si cibukë, patatina “flyffy” pasi normalisht një festë është dhe pak thyerje rregullash është okay 🙂
- Goma Rezerve
Për gomat rezërve përdorëm biskota të thjeshta në formë të rrumbullakët të mbushuhra me krem.
- Frutat e Garës 🙂
Nuk mund ta konceptoja ditëlindjen e Noahs pa fruta, duke parë se sa shumë ai i pelqen. Për makinat mjafton një cerek molle, dy kunja dhëmbësh tej e tej dhe dy kokrra rrushi të prera në mes që shërbejnë si rrota!
E patjetër torta dhe embëlsirat shtesë, ku ne zgjodhëm cupcakes, sepse nuk mund të jetë një festë pa embëelsira për të marrë edhe me vete mundësisht 😀
Por për këto, një këshillë të vockël: duhet të kemi parasysh që të evitojmë arrorret si pjesë të embëlsirave, pasi mund të ketë ndonjë nga fëmijët alergji të fshehur, e nuk mund ta riskojmë! (këto sigurisht i porositëm diku, nuk i bëmë vetë)
Party Favors dhe Aktivitete
Një aspekt shumë i rëndësishëm i ditëlindjes së fëmijëve janë edhe party favors – dhurata të vogla të përgatitura nga personi i ditëlindjes për shokët e shoqete tij, për ti falenderuar që po festojnë bashkë me të. Kjo në fakt nuk është traditë e kulturës sonë, është e huazuar, por më pëlqen shumë si koncept!
Ne si party favor kishim një gjë të vogël si ushqim (qese tee vogla të gatshme me pure frutash) si dhe një kartë falenderuese me nga një makinë të vogël të ngjitur sipër.
Sa për aktivitetet duhet gjithmonë që ti përshtaten moshës së fëmijëve si dhe ambjentit. Për shembull, unë doja shumë që të kishim disa aktivitete me bazë ujin por ishim jashtë në natyrë pa shumë kushte ku fëmijët mund të laheshin dhe ndërroheshin më pas, kështu që janë gjithmonë gjëra ekstra për tu konsideruar.
Aktivitetet që ne zgjodhëm ishin:
- Pinata
- Face painting
- Ngjyrosje modelesh te ndryshme mjetesh (makina, varka helikoptere, këto ishin pjesë e party favors gjithashtu, pasi ishin modele të vogla të bëra në allci kështu pasi ti ngjyrosnin fëmijët mund ti merrnin me vetë secili të tijën.
- Dhe patjjetër lojra me këngë e kërcim, që i drejtova vet, pasi nuk mendoj se animatorët janë fort të përshtatshëm për këtë moshë (një pjesë e mirë e fëmijëve – Noah i pari- i ka frikë).
Në fund të ditës, ishte e lodshmë por festa që ma ka mbushur më shumë shpirtin pasi pash shkëlqimin në sytë e Noahs dhe se si e ka shijuar gjatë gjithë kohës.
Related posts
Rreth Meje
Mirëserdhet te The Mom Corner, një qendër ditore që ofron klasa mami&unë dhe programe zhvillimore te fokusuara te femijëria e hershme. Ina Xhafa, themeluesja dhe drejtuesja e The Mom Corner, ka kryer studimet e larta të nivelit Bachelor në Psikologji, në LCC International University në Lituani, dhe Masterin MPA në drejtimin Politika Edukimi, në Cornell University në New York, USA. Ka mbi 6 vite eksperiencë profesionale duke punuar me fëmijë, familje dhe adoleshentë si këshilluese dhe në fushën e edukimit si dhe ka disa certifikime si praktikuese e metodave Montesori dhe Reggio Emilia. Mbi të gjitha është bashkëshorte dhe nënë e një djali 2 vjecar, i cili është edhe frymëzimi kryesor i The Mom Corner.
Learn more
Me Ndiqni: