Zhvillimi i bebit dhe faktorë që ndikojnë

Bebet zhvillohen e rriten me ritme jashtëzakonisht shumë të shpejta, sidomos tre vjecarin e parë të jetës, i cili është vendmtar në zhvillimin jo vetëm fizik, por edhe konjitiv dhe emocional të tyre. Zhvillimi i trurit, inteligjenca dhe aftësitë varen direkt nga numri i lidhjeve që neuronet formojnë me njeri tjetrin; ndërkohe krijimi i këtyre lidhjeve varet në mënyrë të drejt për drejtë nga eksperiencat që bebi përjeton. Kur bebi lind, edhe ekspozimi ndaj dritës konsiderohet eksperiencë fantastike për të, pasi për nëntë muaj ka qenë në errësirë brenda barkut të nënës. 

Kështu nga cfarë faktorësh ndikohet zhvillimi i bebit dhe i fëmijës? Pothuajse nga cdo gjë që e rrethon, nda cdo ndërveprim dhe zgjedhje që prindi bën kundrejt rritjes së tyre. 

Një pyetje që më bëhët shpesh, sa herë që nxjerr foto apo video nga përditshmëria jonë me Noahn në shtëpi është se pse e lë zbathur. Kështu sot do të flasim për rolin që ka qëndrimi zbathur dhe benefitet e tij në zhvillimin e bebit. 

Zhvillimi i bebit dhe qëndrimi zbathur, si janë të lidhura? 

 

Qëndrimi zbathur lejon zhvillimin më të mirë të mundshëm të këmbës. 

Kur lindin bebet i kanë kockat e këmbës shumë të buta,  e me rritjen forcohen kockat dhe zhvillohen ligamentet dhe muskujt e këmbës, gjë që e lejon bebin të fillojë e të aftësohet në motorrikën grose. 

Studimet tregojnë se mbajtja e këpucëve apo corapeve të cilat e mbledhin dhe ngushtojnë këmëbt mund të ndikojnë në mirë zhvillimin e kockave, sepse këmba zhvillohet sipas formës që i jep këpuca, dhe jo formës që duhet të marrë vetë natyralisht. 

 

Qëndrimi zbathur përmison aftësinë e të ecurit 

Kur fëmija mëson të ece, dhe është duke ecur zbathur e mban fokusin dhe shikimin lart, sepse merr informacion të qartë nga këmbët, duke e ndjerë ambjentin se ku po ecën dhe mbi cfarë po shkel. Kështu është më i fokusuar në ambjentin që e rrethon, në eksplorim, ruajtjen e balancës etj. Ndërsa nëse këmba është e veshur me këpucë apo corape, nuk e merr dot këtë ndjesi, kështu ka tendencën që të fokusohet duke parë poshtë se ku po shkel, e ka shanse më shumë të humbë balancën. Mbajtja e këpucëve gjithashtu i detyron gishtat që të rrinë më të mbledhur sec duhet, ndërkohë që mbajtja e gishtave të hapur në formën natyrale të këmbës, ndihmon në ruajtjen e balancës. 

Qëndrimi zbathur e rrit aftësimin e balancës të fëmijët gjithashtu sepse truri është duke marrë gjatë gjithë kohës sinjale të sakta nga këmbët kështu është i aftë të bëjë mire-koordinim të lëvizjeve të trupit. 

Qëndrimi zbathur optimizon zhvillimin sensorial. 

Stimulimi sensorial është i domosdoshëm për mirë-zhvillimin e bebit dhe të fëmijës, në cdo aspekt. Shputa e këmbës së njeriut ka mbi 200 000 mijë nerva në të, secila dërgon sinjale të caktuara në trurin e fëmijës. Kështu në momentin që qendron zbathur brenda carcafit, mbi parket, në rërë, në karrocë, makinë, mbi bar etj… të gjitha këto janë eksperienca sensoriale jashtëzakonisht të rëndësishme për trurin e bebit. Edhe para se të mësojë të ecë, qendrimi zbathur ka po të njejtat benefite pasi bebi përsëri i prek teksturat e ndryshme dhe kështu promovojmë eksplorimin. 

 

Nevoja për këpucë e si ti zgjedhim ato që të promovojmë zhvillimin e bebit 

Patjetër që ka shumë raste që bebit duhet ti veshim këpucë. është shumë e rëndësishme që ti zgjedhim me kujdes ato pasi ndikojnë shume. 

Kur zgjidhni këpucë për bebin/fëmijën (0-3 vjec) sigurohuni që: 

  • të ketë suport të mirë në pjesën e thembrës 
  • të ketë lirshmëri në kyc, (evitoni sa më shum këpucët me qafa) 
  • të jetë e gjerë në pjesën e përparme që ti lejojë gishtat të hapen në formën e tyre natyrale 
  • të kenë platformë të sheshtë (jo gomë të ngritur në pjesë të caktuara) 
  • të jenë material fleksibël në pjesën e sipërme e të përparme që ta lejojnë këmbën të lëvizë lirisht. 

 

Normalisht qëndrimi apo mbajtja zbathur jo gjithmonë është e mundur, por në rastet kur është do ju inkurajoja shumë t’ja ofronit bebit apo fëmijës këtë eksperiencë që ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij. 

 

 

Përqarime, 

Ina