A duhet ti perdorim rrethoret? A jane ato te sigurta per femijet? 

Sipas publikimeve nga departamenti i mjekesise se Harvardit – jo! Nga 1990 deri ne 2014, vetem ne Amerike jane te regjistruara mbi 230,000 raste femijesh qe kane vajtur ne urgjence me demtime serioze te kokes apo qafes, per shkak rrezimi nga shkallet nderkohe qe ishin me rrethoret. Ne Angli regjistrohen rreth 4000 raste ne vit, bebesh qe pesojne demtime e aksidente per shkak te rrethoreve. 

Rreziku i demtimit me rethoret nuk qendron vetem te shkallet. Demtime jane regjistruar nga lodrat e vendosura siper, rrezimi i bebit nga vete rrethorja, kapja e dores apo kembes keq, arritja dhe prekja e sendeve qe nuk duhet ti prekin (tenxhere me uje te valuar, sende te mprehta etj). 

Perse i blejne prinderit rrethoret? 

Pergjithesisht rrethoret mendohen qe i ndihmojne bebat qe te ecin me shpejt. Por ne fakt e verteta eshte totalisht ndryshe. Rrethoret i pengojne femijet qe te mesojne te ecin. Te mesuarit e ecjes nuk eshte domosdoshmerit thjesht perdorimi i kembeve (levizi para mbrapa) ate dine ta bejne shume mire bebat. Qe bebi te mesoj te eci duhet te eksperimentoje me balancen e te mesoje ta ruaje ate. Te ulet, te ngrihet e me rradhe. E te gjitha keto jane procese qe ne fakt rrethorja i pengon. 

Rrethorja per me teper, mund te shkaktoje probleme me kockat, ligamentet, dhe muskujt e bebit. 

Kanadaja i ka ndaluar me ligj shitjet e rrethores qe ne 2007. Akademia Amerikane e Pediatreve ka vite qe po mundohet te kaloje te njejtin ligj per Ameriken.  

Rrethoret japin nje sens sigurie false te prinderit e keshtu ulet niveli i supervizimit, duke cuar ne me shume aksidente e demtime. 

A ka opsione me te mira e me te sigurta qe mund te ndihmojne bebin per te ecur? 

Lodra qe inkurajojne mbajtjen e balances nga vete bebi, ngritjen dhe ulej, kapjen pas nje objekti e terheqjen nga vet bebi per lart. Lodrat si ne foto, e motivojne bebin dhe e ndihmojne ate ne proceset motorrike qe sherbejne si baze per te ecur.  

 

 

Nese zgjidhni perseri ta mbani bebin ne rrethore mama, ju lutem mos e lini me gjate se 10 minuta ne dite, dhe mbajeni ne supervizim konstant e jini prane tij. 

Gjitashtu kini parasysh qe cdo femije eshte ndryshe, dhe do ta arrij stadin zhvillimor per te ecur atehere kur ai te ndihet gati. Mos u stresoni dhe as mos i lejoni te tjeret t’ju stresojne 😉