Heqja e pelenes eshte nje arritje shume e madhe zhvillimore si per bebin ashtu edhe per prinderit, pasi eshte nje proces qe kerkon pune dhe durim nga te dy palet. Eshte nje proces qe gjithashtu mund te behet shume i lehte  apo shume i veshtire ne varesi te kohes se kur e fillojme. Nese bebi nuk eshte gati dhe ne e fillojme procesin e heqjes se pelenes, shanset jane shume te larta qe te deshtojme ose qe procesi te na zgjase shume me shume,  duke rezultuar keshtu ne frustrim te panevojshem si per ne ashtu edhe per femijen.

Por si ta kuptojme qe ka ardhur koha dhe heqja e pelenes mund te filloje?

Gatishmeria e bebit qe te heqe pelenen duhet te duket ne disa dimensione:

Muskujt pergjegjes per kontrollin dhe leshimin e nevojave duhet te jene  te forcuar – kete e kuptojme nga aftesia e tij/saj per te ngjitur shkalllet vet ose me pak fare ndihme; por sidomos duke e patur mundesine  qe  ti ngjise duke shkembyer kembet, e jo nje nga nje.

Aftesia e tij konjitive per te kuptuar dhe zbatuar kerkesa apo “komanda” duhet te jete e mireformuar.

Aftesia per te qendruar ulur per minimumi 5 minuta, pa u shperqendruar duke patur nevojen te zhvendoset ne ambjent tjeter.

Aftesia per te kuptuar dhe per te njoftuar se ka kryer apo eshte duke kryer nevojat personale – tregon se truri i tij e ka arrtiur zhvillimin e duhur per te marre e percuar sinjalet e nevojshme te grupin e muskujve qe kontrollojne dhe realizojne nevojat.  Nese bebi fshihet kur e ben kete proces, kjo eshte nje tjeter shenje. Por kjo nuk do te thote se bebi do te tregoj perpara se  ta kryeje nevojen ne panoline. Madje shumica nuk e bejne kete gje…  kjo sepse perpara se te heqin pelenen, te kuptuarit e kryerjes se nevojes (sidomos nr.1) eshte shume e veshtire per shkak te rolit qe pampersi kryen: perthithjen!  Prandaj edhe ditet e para, deri sa bebi te mesohet, eshte e pritshme dhe normale qe te ndodhin aksidente.

Shenja te tjera qe duhet te keni parasysh nese po konsideroni qe bebi te heqe pelenen jane:

  • Interesi i  bebit ndaj tualetit, apo kohes kur prinderit shkojne ne tualet. Nese shfaq interes, kerkon  te dije/kuptoje me shume, perpiqet te imitoje kjo eshte nje shenje pozitive e gatishmerise.
  • Qendrimi te thate per kohe me te  gjate: nese nderrimi i panolines eshte rralluar shume, apo nese bebi  qendron i thate  gjjate gjumit te drekes, kjo eshte nje tjeter shenje qe trupi i tij eshte gati fizikisht per te hequr pampersin.
  • Mos kryerja e nevojes (nr.2) naten.
  • Aftesia per te KOMUNIKUAR(jo domosdosherisht per ta thene me fjale te plote) qe do te kryeje nevojat personale.
  • Aftesia per te ngritur dhe ulur pantallonat/breckat vete- tregon se bebi eshte gati edhe nga aspekti i zhvillimit motorrik.

E se fundmi, dicka qe personalisht e konsideroj shume te rendesishme: intuita juaj si nene apo prind! Degjojeni intuiten tuaj! Nese mendoni se  bebi nuk eshte gati, pavaresisht se mund te kete kaluar dy vjec,  mund te jete vere, bebat e shoqeve tuaja i kane hequr… mos e filloni si procecs! Prisni qe bebi dhe ju te ndiheni plotesisht gati dhe  me besoni se do te jete cdo gje shume me e lehte, sesa nese nxitoheni!