Kujdesi për veten

Nëse je si shumica e nënave të reja mund të duket si komplet e pamundur të gjesh kohë për veten me një bebe të sapolindur në shtëpi- por vetëm duke u kujdesur për veten mund ti japësh bebit tënd kujdesin më të mirë të mundshëm.

Kujdesi per veten, është një nevoje dhe element kaq i rëndësishëm jo vetëm për mirëqenien tënde mama, por edhe të bebit, dhe të marrëdhënies me familjarët e tjerë dhe sidomos me partnerin.  

Kujdesi per veten: si t’ja dalim pas lindjes?

Përpiqu që të lësh disa minuta cdo ditë për te praktikuar kujdes për veten tënde. Jo vetëm do të të ndihmojë që të jesh më pak e frustruar, e irrituar, dhe kritike ndaj vetes por mund të të mbrojë edhe nga depresioni post-partum (paslindjes).  

Më poshtë mund të gjesh një list me sugjerime për kujdesin per veten. Ndoshta nuk e ndjek dot secilën prej tyre, por thjesht duke i lexuar mund të të vijnë ide të tjera se si ti mund të kujdesesh për veten. 

Kujdesi per veten: Hapa Praktike

  • Kujdesi per veten fillon qe ne aspektin fizik: Pusho, ushqehu mire, dhe bëj ushtrime fizike.  
  • Ndërto një system suporti. Sigurohu që të kesh mama të tjera në grupin tënd shoqëror dhe përpiqu të flasësh me to të paktën një herë në javë. 
  • Shprehu dhe pranoji edhe ndjenjat negative. është normale të ndihesh keq ndonjëherë kur je në fillimet duke u mësuar me bebin dhe ai/ajo me ty.  
  • Fokusohu në ndjenjat positive. Kërko për gjëra që të bëjnë të ndihesh positive dhe fokusohu tek to.  
  • Merr pushime të vogla vetëm, me partnerin apo me një të rritur tjetër. Askush nuk mund ta bëjë një punë pa ndalesë dhe pa pushim fare, cdo ditë.  
  • Mbaj pritshmëri realiste. Askush nuk mund ti bëjë të gjitha, e sidomos vetëm, më mënyrë perfekte. Puno drejt qëllimeve të arsyeshme dhe të arritshmë, qoftë nëse bëhet fjalë në menaxhimin e ndjenjave të tua, punëve të shtëpisë, apo të humbasësh peshën e shtuar gjatë shtatzanisë. 
  • Kujdesu për sensin tënd të humorit. Përpiqu që të gjesh arsye të qeshësh cdo ditë, qoftë me bebin, situatën tënde, apo dicka tjetër nga jashtë (videot me mace kryesisht funksionojnë 😊)  
  • Strukturoje ditën tënde. Planifiko në mënyrë të përgjishme si do ta kalosh ditën, duke i paracaktuar kohë të përshtatshme cdo aktiviteti që do të bësh. Por ki parasysht ta mbash fleksibël dhe realist planin, sepse shumë prej tij varet nga bebi dhe humori i tij atë ditë
  • Shtyji për më vonë ndryshimet e tjera madhore në jetë. Shmang ndoshta një punë të re, shtëpi të re, apo partner të ri deri sa të ndihesh më komode në rolin tënd si nënë e re. 
  • E fundit dhe më kryesorja, kalo kohë me bebin tënd, shikoje kur fle apo fli me të, jepi të gjitha ledhatimet e mundshme, dhe mbaje mbi kraharor (edhe nëse rrobat janë pa hekurosur apo pjatat pa larë, nuk kanë rëndësi fare). Do të përshtatesh shumë më shumë me rolin tënd si nënë, nëse krijon lidhje të fortë me bebin tënd që në fillim. Për më tepër kjo ka benefite shumë të mëdha edhe për bebin, për më shumë në lidhje me këtë mund të lexosh mbi zhvillimin e bebit me anë të prekjes.