Mjalti eshte nje nga ato ushqimet “e arta” me jashtezakonisht shume benefite per trupin e njeriut (femije e te rritur). 

Eshte shume i pasur me antioksidant, sherben shpesh si ilac natyral per kollen, ndihmon ne mire-funksionimin e pastrimin e melcise; eshte i pasur me mineral, zink, vitamina… e shume benefite te tjera per organizimin. 

POR mjalti eshte absolutisht i rrezikshem dhe nuk duhet ne asnje menyre ti jepet nje bebi nen 12 muaj, nderkohe rekomandimet me te shpeshta per te qendruar ne anen e sigurte jane ne fakt qe ti jepet femijes pas 24 muajsh. 

Shume besojne se arsyeja kryesore per kete eshte fakti se mjalti eshte nje nga ushqimet qe mund te shkaktoje alergji ne nivele te rrezikshme. Nderkohe qe kjo eshte e vertet, nuk eshte arsyeja se pse shoqatat pediatrike si AAP apo burime studimore e ndalojne rreptesisht dhenien e mjaltit nen 12 muajsh, dhe e japin si rekomandim me te sigurte dhenien pas 24 muajsh. 

Arsyeja kryesore per kete eshte ne fakt botulizmi. Mjalti per shkak te menyres se prodhimit, mbart ne vetvete spore (qe ndodhen ne dhe’) te cilat mund te shkaktojne botulizmin te foshnjat. Kur bebi i kalon 12 muajsh, flora bakteriale ne zorret e tij eshte pergjithesisht e maturuar mjaftueshem sa mos te lejoje zhvillimin e sporeve. Por me te sigurte jemi mbi moshen 24 muajsh, per shkak edhe se mjalti permban sheqer i cili nuk keshillohet per femijet nen dy vjec. Kjo eshte arsyeja pse rekomandimi, per te qene sa me te sigurte, vjen per moshen 24 muajsh e larte. Nese doni qe ti jepni mjalt femijes mbi 12 muajsh por nen 24 muajsh, sigurohuni qe te jete ne sasi te vogla. 

Cfare eshte botulizmi? 

Botulizmi eshte infeksion qe prek zorret e femijes, per shkak te riprodhimit te vrullshem te disa sporeve te cilat tipikisht ndodhen te mjalti, e qe ndersa shtohen prodhojne ne sasi te larta nje toksine e cila mund te preke sistemin nervor te femijes. Botulizmi eshte semundje serioze dhe me rrezikshmeri te larte, e cila kerkon shtrim ne spital per periudhe te gjate (me shume se 1 muaj mesatarisht) kohe, dhe me nje statistike fataliteti prej 2%.

Edhe nje sasi e vogel fare mjalti, nese konsumohet nen 12 muajsh, mbart risk te madh per shkaktimin e botulizmin, pasi mjafton nje prezence shume e ulet e sporeve, qe ato te shumohen e te semurin bebin. 

Rastet kur botulizmi prek femijet mbi 12 muajsh jane te rralla por jo te pandodhura, prandaj edhe sugjerohet mbi 2 vjec per te qene sa me te sigurte.

Mjalti eshte vertet nje ushqim fantastik, ne rastet e femijeve ndihmon shume ne trajtimin e kolles, por le ta perdorim vetem mbi moshen e caktuar ne menyre qe te marrim vetem vlerat e te shmangim rrezikun.