Heqja e pelenës patjetër është një moment me një miks ndjenjash brenda për prindërit. Nga një anë, plot emocione se i vogli po rritet, nga ana tjetër me hije dyshime a do ja dalim, dhe patjetër me plot konfuzion- si do ja dalim?
Përpara se të vijojmë me një mënyrë si t’ja dalim, të cilën e ndoqa dhe me djalin tim, është e rëndësishme të kuptoni së pari nëse bebi është gati që të heqë pelenën, pasi kjo është shumë po shumë e rëndësishme më pas për gjithë procesin e heqjes. Për të kuptuar nëse bebi është gati të heqë pelenën mund të lexoni artikullin këtu.
Heqja e Pelenës: Periudha e refuzimit
Përgjithësisht, përpara se të jenë gati të heqin pelenën fëmijët kalojnë njnë periudhë kur e refuzojnë fort po vërtet fort ndërrimin e saj, edhe kur është e ndotur. Duan ta mbajnë sikur është gjëja më e shtrenjtë e tyre. Ky është momenti që si prindër duhet të marrim pak kohë për ti shpjeguar procesin fiziologjik (patjetër në mënyrën më të thjeshtë të mundur), se cfarë është duke ndodhur në trup, si krijohet nevoja apo urina, ku shkojnë ato etj. Kjo sepse fëmijët nuk e konceptojnë dot si një pjesë të ndarë – në konceptin e tyre, mund ta shohin si një pjesë të trupit e patjetër e kanë të vështirë ta konceptojnë ‘heqjen’.
Përpiquni ti shpjegoni fëmijës se si ushqimi që ham, shkon në bark, aty pastaj trupi i tyre merrr të gjitha gjërat që ka nevojë që të rritet, të vrapojë, të ngreje gjëra të mëdha, e të luajë… dhe më pas gjërat jo të mira nga ushqimet apo që nuk i duhen më i nxjerr jashtë në formë jashtqitjeje (këtu përdorni gjithmonë termin që keni vendosur ti mësoni fëmijës për t’ju referuar).
Lojë: Heqja e pelenës me argëtim
Një lojë e thjeshtë e që nga eksperienca personale më ka ndihmuar, është të zgjedhim se ku “do shkojë ‘poopie’.
Më lejoni t’ua sqaroj: pas shpjegimit të procesit, dhe sqarimit se nevoja është dicka që trupit nuk i nevojitet më, prandaj edhe e nxjerr, është ti shpjegoj djalit se në fakt ajo shkon në tokë, përpunohet nga toka dhe shërben si ushqim për bimët. Kështu kur biri kishte kohët shumë të vështira të refuzimit të pampersit, ajo që bënim është që shkonim vërdallë në shtëpi dhe zgjidhte ai vetë një lule, të cilës “do ti shkonte ushqimi pasi ta ndërronte pampersin”. Në 99% të rasteve ndihmonte! Por është shumë e rëndësishme që të respektojmë kohën e tyre! Dhe duhet durim, shumë durim!
Aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i fazës parapërgatitore është ta lejoni fëmijën që të vijë në tualet me ju e t’ju shoqërojë. është e rëndësishme të ambjentohet me procesin, me tualetin, pasi nuk duam që ti vijë e menjëhershme qëndrimi aty, dhe procesi të jetë dicka që ai e sheh dhe përjeton për herë të parë. Sa më i familjarizuar të jetë, aq më të lehtë do ta ketë.
Pjesë e parapërgatitjes për heqjen e pelenës është edhe ti shpjegojmë fëmijës se si tani po rritet/është i rritur, dhe shumë shpejt do të vijë koha ti themi pelenës faleminderit që na ndihmoi kaq shumë gjithë këto kohë, por u rritëm dhe skemi më nevojë. Ideale do të jetë të lexoni libër me karaktere që kalojnë të njejtin proces, apo ti tregoni ju histori herë pas here – se si “ arushi u rrit, dhe mami e babi e mësuan të shkojë te banja, pasi nuk kishte më nevojë për pelena”. Fëmijët lidhen shumë me personazhet e librave/historive që dëgjojnë, sidomos nëse vendosim në to dy-tre elementë të ngjashëm me realitetin e fëmijës (psh arushi ishte i vogël, luante me mamin dhe babin shumë, i pëlqenin shumë bananet ashtu si ty,…).
Heqja e Pelenës dhe Marrja e uturakut
Marrja e uturakut është një aspekt shumë i rëndësishëm në parapërgatitjen për heqjen e pelqenës. Por për sa i përket marrjes së uturakut përpara kohe, ka shumë metoda që e rekomandojnë në mënyrë që fëmija të mësohet me të. Personalisht rekomandoj që ta blini 1-2 ditë para, sëbashku me fëmijën (lejojeni ta zgjedhë vetë). Bëheni shumë argëtuese blerjen “uaaa ne do shkojmë të blemë uturakun, sa qejf, do ta zgjedhë cuni vetë, e do jetë i tiji vetëm, që të bëjë poopie dhe pie rehat”, dhe vazhdoni shpjegojani herë pas here. Nëse ju e merrni me qejf, fëmija do ta marrë me qejf. Arsyeja pse nuk e morëm para, dhe pse nuk e sugjeroj, është se fëmija fillon dhe e shikon si objekt loje më shumë, si dicka tjetër, mund të ulet në uturak por jo për të kryer nevojat, nëse uturaku ka qendruar aty për shumë kohë, dhe fëmija është ulur si për tu ambjentuar apo “praktikuar”por me bebelinën venë…! Uturaku i ka humbur funksionet kështu! Uturaku është për të bërë nevojat, dhe nëse bebi ulet, duhet ti jepet mundësia që ti kryeje nevojat e tij aty.
Related posts
Rreth Meje
Mirëserdhet te The Mom Corner, një qendër ditore që ofron klasa mami&unë dhe programe zhvillimore te fokusuara te femijëria e hershme. Ina Xhafa, themeluesja dhe drejtuesja e The Mom Corner, ka kryer studimet e larta të nivelit Bachelor në Psikologji, në LCC International University në Lituani, dhe Masterin MPA në drejtimin Politika Edukimi, në Cornell University në New York, USA. Ka mbi 6 vite eksperiencë profesionale duke punuar me fëmijë, familje dhe adoleshentë si këshilluese dhe në fushën e edukimit si dhe ka disa certifikime si praktikuese e metodave Montesori dhe Reggio Emilia. Mbi të gjitha është bashkëshorte dhe nënë e një djali 2 vjecar, i cili është edhe frymëzimi kryesor i The Mom Corner.
Learn more
Me Ndiqni: