Gjashtë muajt e parë të jetës së një foshnje janë të mbushur me rritje dhe zhvillim të shpejtë dhe në pak kohë ju shikoni bebin tuaj të kalojë nga një beb i porsalindur në një foshnje kureshtare dhe kaq aktive. Të  kuptuarit se cilat jane milestones apo gurët kilometrik tipik për këtë periudhë, mund t’ju ndihmojë ju si prindër që të ndiqni zhvillimin e bebit tuaj dhe të ofroni stimulimin dhe mbështetjen e përshtatshme aty ku mund të jetë më e nevojshme.  

Zhvillimi i bebit është shumë i rëndësishëm për tu ndjekur, e disa nga gurët kilometrik për tu parë janë:  

  • Aftësitë Motorike:

Gjatë muajve të parë, foshnjat gradualisht fitojnë kontroll mbi lëvizjet e tyre. Ata mund të fillojnë me ngritjen e kokës duke qëndruar në bark (rreth 2 muaj) dhe të përparojnë deri në rrotullimin (rreth 4-6 muaj).

Në moshën 6 muaj, shumë foshnja mund të ulen me mbështetje e me ndihmë madje mund të fillojnë të mbajnë edhe vetë pozicionin për një kohë të shkurtër kur vendosen ulur.

 

  •  Zhvillimi Konjitiv:

Në muajt e hershëm, foshnjat fillojnë të njohin fytyrat dhe objektet e njohura, reagojnë ndaj tingujve dhe zërit tuaj dhe ndjekin objekte që kanë kontrast të lart me  sy.

Rreth 4 muajsh, ata mund të shfaqin interes për lodra dhe fillojnë përpjekjet për të kapur dhe  arrirë për objekte që i kanë brenda rrezes së tyre.

Në moshën 6 muaj, foshnjat zhvillojnë koordinim më të mirë sy-dorë dhe mund të kënaqen duke luajtur me lodra me natyrë sensoriale apo që ndërtojnë pikërisht këto aftësi. Për sugjerime lodrash të përshtatshme për këtë grupmoshë dhe që zhvillojnë këto aftësi mund të shikoni këtu.

 

  • Zhvillimi Social dhe Emocional:

Foshnjat zhvillojnë lidhje të forta me mamat (apo kujdestarët kryesorë të tyre) përmes ndërveprimeve të shpeshta, siç janë përqafimi, kontakti me sy, bisedat ballë për ballë dhe në largësi të vogël dhe kujdesi i përgjigjshëm.

Ata mund të fillojnë të buzëqeshin me qëllim (rreth 2 muaj) dhe të qeshin ose të lëvizin buzën në përgjigje të ndërveprimeve me të tjerët.

Në moshën 6 muajshe, foshnjat mund të shfaqin shenja të ankthit ndaj personave të huaj dhe preferojnë fytyrat e njohura ndaj atyre të panjohura.

 

  • Aftësitë e Komunikimit:

Edhe pse nuk mund të flasin, foshnjat komunikojnë përmes të qarit, belbëzimeve dhe shprehjeve të fytyrës për të shprehur nevojat dhe emocionet e tyre.

Rreth 3 muajsh, ata mund të fillojnë coos apo belbëzimet e para dhe të bëjnë tinguj vokalë, dhe në moshën 6 muaj, disa foshnja mund të bëjnë kombinime bashkëtingëllore (“ba-ba” ose “da-da”) ) ende jo funksionale.

 

 Gjashtë muajt e parë të jetës së një foshnje janë një periudhë shumë e rëndisishme për rritjen dhe zhvillimin dhe që arrihen me hapa galopantë. e rritjes dhe zhvillimit të shkëlqyer. Ndërsa është shumë e vërtetë se  çdo foshnjë zhvillohet me ritmin e tij/saj, të kuptuarit e gurëve kilometrik apo milestonave tipik të moshes mund t’ju ndihmojë ju si prindër të ofroni mbështetjen maksimale për zhvillimin e bebit tuaj dhe të festoni arritjet e tyre në cdo hap. Për gurët kilometrik për moshën 6-12 muaj do të flasim në blogpostin pas-ardhës.