Ndersa e shkruaj kete, lutem qe ta dini se po ia drejtoj vetes time po aq sa po ia drejtoj seciles prej jush mama!

Kur isha me e vogel degjoja shpesh njerezit qe thonin se dashuria mund te shkaktoje ndarjen me te dhimbshme: ate midis zemres dhe mendjes. Gjithmone supozoja se e kishin fjalen per dashurine romantike, e keshtu kur i kisha si zemren dhe mendjen ne nje drejtim kur u dashurova me tim shoq, e quajta vetem me shume fat! 😀

Eh qe se dija fare…

Te jesh mama qe punon me kohe te plote, eshte nje beteje konstante midis mendjes e zemres sende, mireqenies tende intelektuale dhe asaj emocionale.

Shkuarja ne pune, eshte e veshtire per zemren time, por qendrimi ne shtepi do te ishte i veshtire per mendjen time.

A mund te kete balance?

Hmm e dyshoj fort! Te kesh balance do te thote te jesh ne 100% tende gjate gjithe kohes ne te dy botet. Me te vertet e them se nuk besoj qe kjo te jete e mundur. Mund te ndryshoj kapelet sa te duam, ama jam shume e qarte qe nje pjese e imja gjithmone do te mendoje nese Noah e piu shishen e qumeshtit apo jo, gjate nje takimi pune; ashtu si edhe do ti pergjigjem emaileve qe vijne me urgjence gjate kohes qe jam duke luajtur me Noahn. Une besoj se e tille eshte natyra njerezore. Nese dikush ju thote se kane gjetuar ate balancen perfekte e mund ta fikin komplet “trurin prej mami” kur jane ne pune dhe anasjelltas – do sugjeroja fort te benit nje kontroll te integritetit te tyre; sepse kjo fasada e personit superman nuk ngjit me…

E verteta eshte se e gjitha eshte nje sfide… e bukur, e mahnitshme, terheqese… por sfide! Midis takimeve te punes dhe vaksinave, emaileve pa fund dhe cfare lodre zhvillimore te zgjedhesh… zgjidhja e vetme eshte ta perqafosh te gjithe situaten keshtu si eshte!

 

E dua shume punen time, e dua idene e te punuarit, si me ben te ndihem… por dua gjithashtu pa fund Noahn, e dashuroj te qenit mam, dhe me mungon ne cdo minute qe nuk e kam prane. E kam nje frike konstante qe s’do e rris dot si dua duke “mos qene prezente” apo qe nuk do te jem aty per te pare arritjet e tij te vogla po qe per mua jane kaq te medha. E di qe jane frikera qe edhe ju i keni ndjere… uff sa reale qenka ndjenja e fajit ne memesi!

Por eshte ne keto momente qe duhet ti kujtoj vetes, ashtu sic duhet edhe ju, se te gjitha keto jane nje mal me genjeshtra. Te jesh nje mama qe punon me kohe te plote (jashte shtepise) nuk te ben neglizhente, ashtu sic te qenit mama nuk ti ul vlerat e kualifikimet si profesioniste.

Me duhet qe ti them vetes her pas here se Noah meriton te marre versionin me te mire timin, edhe pse ne me pak ore te dites- ai meriton Inen aktive, energjike, te fokusuar e qe e do veten; dhe une e di se nuk do te isha kjo nese do te rrija ne shtepi gjithe diten. Ashtu sic e di qe te qenurit mami me motivon qe te performoje shume here me mire ne pune, pasi dua te behem model per Noahn, ti tregoj se sa shume rendesi kane puna, motivimi e perkushtimi ne jete.

Ne fund te dites puna eshte edhe domosdoshmeri ekonomike! E me besoni, stresi psikologjik qe do te kishit nese nuk do te ishit ne gjendje te siguronit per femijet tuaj, do ti bente atij shume here me shume dem, sesa ato ore qe ju kaloni ne pune e nuk jeni fizikisht prane tyre.

Prandaj ti mama e dashur qe je ne pune, jemi vetes nje perqafim dhe gjej ngrohtesi ne idene se je vertet duke bere me te miren qe mundesh per femijen(t) tend! Ti e tregon dashurine tende edhe duke perqafur ate kaosin e bukur qe vjen nga jobalanca e jetes pune-shtepi. E ti gjithmone… GJITHMONE, do te jesh vendi ku femija gjen komfort dhe siguri; ti je shtepia e tij! Mos lejo kurre askend, as veten tende, te te binde per te kunderten.