Categories
By using The Mom Corner you agree to the use of our cookies.
25 Maj 2025

Rreth Meje

Pershendetje e Mireserdhe te The Mom Corner,

Përshëndetje, unë jam Ina Xhafa– themeluese e The Mom Corner, nënë me kohë të plotë, psikologe në formim dhe zë i fortë për prindërimin e butë dhe të ndërgjegjshëm.

Udhëtimi im personal si nënë më frymëzoi të krijoj këtë hapësirë – një kënd të sigurt për çdo nënë që kërkon më shumë qetësi, vetëdije dhe lidhje të vërtetë me fëmijën e saj. Por përpara se të bëhesha nënë, isha (dhe mbetem) një studiuese e përkushtuar e zhvillimit të njeriut dhe arsimit.

Kam përfunduar studimet universitare në Psikologji në LCC International University, dhe më pas kam ndjekur një Master në Politika Edukimi  në Cornell University. Kjo përvojë më ka pajisur me një bazë të fortë akademike për të kuptuar thellësisht nevojat emocionale dhe zhvillimore të fëmijëve, si dhe rëndësinë e mbështetjes së prindërve në këtë proces.

The Mom Corner është një vend ku përqafojmë realitetin e prindërimit – me gjithë kaosin, lotët, buzëqeshjet dhe rritjen e përbashkët që sjell. Këtu ndaj dije të bazuar në shkencë dhe eksperiencë reale, duke ofruar udhëzime praktike, mbështetje emocionale dhe frymëzim për çdo nënë që kërkon të prindërojë me dashuri dhe vetëdije.

Jam këtu për të të kujtuar se nuk je vetëm. Dhe se po, edhe ti je një nënë e mjaftueshme e mirë.

Mirë se erdhe në The Mom Corner – një komunitet i vërtetë për nëna që duan të rriten bashkë me fëmijët e tyre.