Ina Xhafa, themeluesja e The Mom Corner

Rreth Meje

Pse lindi The Mom Corner

Jam nënë e dy fëmijëve, psikologe nga formimi, dhe themeluesja e The Mom Corner. Gjithçka që ndërtoj këtu nis nga një natë e vetme, kur djali im ishte tre muajsh dhe unë po kërkoja përgjigje që s'i gjeja askund.

Udhëtimi

Si u ndërtua The Mom Corner

Formimi

Bachelor në Psikologji nga LCC International University, Lituani, dhe një MPA në Politika Arsimore nga Cornell University, në New York, me fokus tek zhvillimi i hershëm i fëmijëve.

Përvoja

Vite përvojë në këshillim dhe në fushën e edukimit, para se The Mom Corner të bëhej puna ime kryesore.

Sot

Po hyjmë në vitin e pestë të The Mom Corner. Mijëra nëna të mbështetura, nga informacioni i përditshëm te konsultat individuale.

Fillimi

Nata kur lindi The Mom Corner

The Mom Corner lindi në mes të natës, teksa djali im ishte vetëm tre muajsh dhe unë isha ende në mes të betejave të mia me postpartum-in. Në atë periudhë, sa herë hapja rrjetet sociale për të gjetur pak qartësi, gjeja të kundërtën: informacion pa asnjë bazë në atë që dihet realisht mbi zhvillimin e trurit të fëmijës, shpesh i sjellë me nuanca që të ngjallnin faj, ose thjesht për të të shtyrë drejt blerjes së një produkti.

Desha diçka tjetër. Desha një vend ku informacioni të bazohej vërtet në studime të mirëfillta, në atë që thonë ekspertët e zhvillimit të fëmijëve, jo në atë që shet më shumë. Dhe desha ta bëja këtë lloj mbështetjeje të prekshme për çdo nënë shqiptare - jo diçka abstrakte apo akademike, por diçka që e ndien e afërt, e vërtetë, e jotja.

Misioni

Zhvillimi i fëmijës kalon nga nëna që lulëzon.

Besoj thellësisht se mënyra më e fuqishme për të ndihmuar një fëmijë të zhvillohet, është duke ndihmuar nënën e tij të arrijë potencialin e saj të plotë - jo thjesht "të mbijetojë" mëmësinë, por të lulëzojë në të. Prej këtej lindi The Mom Corner: një kënd për nëna, ndërtuar mbi psikologjinë zhvillimore, por i jetuar me gjuhën dhe realitetin e nënave shqiptare.

Të takohemi brenda komunitetit

Bëhu pjesë e MOM360

Anëtarësohu