Anëtarësimi mujor
Rritja e fëmijës dhe rritja jote janë pjesë e së njëjtës rrugë.
MOM360 është një hapësirë ku mëson të kuptosh më mirë fëmijën tënd, të ndërtosh një marrëdhënie më të fortë me të, dhe të rritesh edhe vetë si mama dhe si grua. Sepse të jesh prindi që dëshiron të jesh nuk ka të bëjë vetëm me atë që i mëson fëmijës, por edhe me atë që mëson për veten gjatë rrugës.
Çdo muaj - 4 takime live, katër tema të ndryshme.
Si funksionon
Tre shtyllat e MOM360
Shtylla 1
Trajnime live - plus hapësira për pyetjet e tua
Çdo javë, një trajnim live mbi temën e takimit. Por pjesa më e rëndësishme vjen pas trajnimit - në kohën e hapur për pyetje, ku sjell situatën tënde specifike dhe del me përgjigje të përshtatura për familjen tënde, jo këshilla të përgjithshme. Nuk mund të vish live? E ke gjithmonë video-riprodhimin.
Shtylla 2
Kalendari i aktiviteteve, lojërave & fletëve të punës
Çdo ditë, një aktivitet ose lojë gati për ty, me fokus zhvillimin e fëmijës - nuk ke nevojë të humbësh kohë duke menduar çfarë të bësh sot. Çdo aktivitet vjen i shoqëruar me informacionin se cilin aspekt zhvillimor po targeton, kështu që e di jo vetëm "çfarë" po bën me fëmijën, por edhe "pse".
Shtylla 3
Ndryshimi i mindset-it - potenciali yt maksimal
MOM360 nuk ndalet tek fëmija. Qëllimi është të ndryshosh mënyrën se si e sheh veten - për të arritur potencialin tënd maksimal, si nënë dhe si individ. Sepse një nënë që rritet, i jep fëmijës gjithmonë më shumë.
Grupi në Telegram
Një hapësirë virtuale aktive, ku jemi në kontakt të vazhdueshëm bashkë - marrim motivim e mbështetje, dhe takon virtualisht nëna të tjera që po ndjekin të njëjtën temë.
Modeluar pas komuniteteve më të mira
Struktura e MOM360 është frymëzuar nga qasja e komuniteteve ndërkombëtare për nëna, e përshtatur për realitetin shqiptar.
Shembull muaji
MOM360 — Muaji 1: Qetësia
Tema e muajit: si të krijojmë më shumë qetësi në shtëpi.
Qëllimi i muajit është t'i ndihmojë nënat të kuptojnë më mirë reagimet e tyre dhe emocionet e fëmijëve, të vendosin kufij pa bërtitur, dhe të krijojnë një përditshmëri me më pak kaos e më shumë qetësi.
Ku fillon qetësia?
Te mami: stresi, mbingarkesa dhe situatat që na bëjnë të reagojmë.
Te fëmija: pse fëmijët mbingarkohen emocionalisht, dhe pse nuk mund të qetësohen gjithmonë vetë.
Kur emocionet shpërthejnë
Te mami: si t'i menaxhojmë reagimet tona në momentet e vështira.
Te fëmija: tantrumet, të qarat, zemërimi dhe emocionet e mëdha.
Kufij dhe limite të shëndetshme
Te mami: si të vendosim kufij të qartë dhe të qëndrueshëm, pa u ndjerë në faj.
Te fëmija: pse kufijtë i japin siguri, dhe si të reagojmë kur fëmija kundërshton.
Rutina që sjellin qetësi
Te mami: si të krijojmë rutina dhe zakone që na lehtësojnë përditshmërinë.
Te fëmija: kalimet nga një aktivitet te tjetri, rutina e mbrëmjes, dhe ulja e stimulimit kur nevojitet.
20€ / muaj
Anulon kur të duash. Fillon kur je gati.
Anëtarësimi rinovohet automatikisht çdo muaj. Nëse dëshiron ta ndalosh, mund ta bësh kancelimin në çdo moment, pa asnjë pengesë - dhe po ashtu mund ta rifillosh në një moment tjetër, nëse do të të duhet.
Shiko detajet e anëtarësimit