Categories
By using The Mom Corner you agree to the use of our cookies.
20 Nën 2024

Rreth Meje

Pershendetje e Mireserdhe te The Mom Corner,

Une jam Ina, mami i Noah-s dhe themelesuesja e The Mom Corner.
Pak gjera qe mund te me njohesh me shume?
Kam studiuar per Psikologji ne Lituani per 4 vite. Me pas u ktheva ne Shqiperi ku punova ne organizata/kompani te ndryshme, por te gjitha me ne fokus femijet dhe/ose edukimin. Me pas ne 2019 u zhvendosa ne New York, per te vazhduar Masterin ne Politika Edukimi, ne Cornell University.
Ne pike e pandemise vendosem me bashkeshortin qe te martohemi, dhe 5 muaj me vone mesova lajmin me te bukur e jetendryshues per mua- do te behesha nene!

Nuk kam qene asnjehere nje nga ato vajzat qe enderroja per fustanin e bardhe ama gjithmone kam enderruar dhe kam thene qe do te behem mami. Shtatzania me Noah-n ka qene sa e bukur aq edhe e veshtire. Ne dy muajt e fundit perfundova duke u shtruar dy here, e gjate kohes qe nuk isha e shtruar duhet te shkoja ne spital 2-3 here ne dite.
Por gjithcka ja vlente, persa kohe po beja me te miren per birin…

Ideja e The Mom Corner lindi kur Noah ishte 3 muajsh, nga kombinimi i nje shetitjeje te gjate nga liqeni me Noahn dhe bashkeshortin dhe nje nate ku spo me zinte gjumi deri ne 3 te mengjesit. Diku ndermjet, ne 1 te nates, The Mom Corner nisi dhe nuk e prisja asnjehere te rritej kaq shume kaq shpejt.

Por nderkohe sa me shume mama bashkoheshin aq me shume une kuptoja se sa shume nevoje kishte per kete- nje hapesire teresisht e lire nga gjykimi, ku mamat mund te mbeshtesnin njera tjetren, ku instikti i tyre te degjohej e te kuptohej, ku te mund te gjenin informacion, por edhe pak perditshmeri qe mos te ndiheshin te vetme.

Cdo dite qe kalon per mua eshte gjithmone e me i qarte vizioni i The Mom Corner: Nje kend i dedikuar mamave, me gjithe sfidat e memesise, edukimit e rritjes se bebave dhe femijeve. Nje hapesire e sigurte, e qe mund te gjesh jo vetem informacion dhe mbeshtetje por sugjerime mbi produkte te ndryshme, mikesha te reja, mama qe po kalojne te njejtat sfida si ty, dhe shume shume perqafime virtuale.

Mireserdhe te The Mom Corner, shpresoj shume qe te gjesh veten ketu!
Perqafime!