Categories
By using The Mom Corner you agree to the use of our cookies.
17 Pri 2025

Blog Post

Paketa Zhvillimore & Aktivitete 12-15 Muaj

Rated 0.00 out of 5 based on 0 customer reviews
0 customer reviews

990.00L

 

Paketa Zhvillimore për Fëmijët 12-15 Muajsh

Zhvillimi fillon me lojë, lidhje dhe një prind të mirëinformuar.

Periudha 12-15 muajsh është plot ndryshime magjike – fëmija fillon të ecë, të kuptojë më shumë, të komunikojë dhe të tregojë emocione më të forta. Kjo paketë është krijuar për ta mbështetur këtë fazë të zhvillimit në mënyrë të butë, të qëndrueshme dhe të orientuar.


Çfarë përfshin paketa?

1. Mini-Guida për Prindin
Një udhëzues praktik dhe i ngrohtë për të kuptuar më mirë fëmijën në këtë moshë: si të menaxhoni momentet e vështira, si të mbështesni zhvillimin gjuhësor, emocional dhe motorik pa presion, dhe si të krijoni lidhje të forta përmes lojës dhe pranishmërisë.

2. Lista e Milestone-eve (Checklista Zhvillimore)
Një përmbledhje e qartë dhe miqësore për prindin me aftësitë që zakonisht zhvillohen në këtë fazë – nga lëvizjet e para, tek kuptimi i gjuhës dhe ndërveprimi me të tjerët. Me theks te zhvillimi si një proces unik dhe jo si garë.

3. 20 Aktivitete të Zgjedhura me Kujdes
Aktivitete kreative, të përshtatura për 12-15 muajsh që stimulojnë zhvillimin motorik, gjuhësor, emocional dhe njohës. Të mbështetura në teori të zhvillimit si Montessori, Vygotsky dhe Piaget, dhe të shpjeguara hap pas hapi për t’u realizuar lehtësisht në shtëpi.

4. Lista me Lodra dhe Materiale të Rekomanduara
Një listë e kuruar me lodra dhe mjete që vërtet mbështesin zhvillimin – jo çdo lodër me drita e tinguj, por ato që nxisin eksplorimin, koordinimin, gjuhën dhe përfshirjen aktive të fëmijës.


Formati: Material digjital – mund ta shkarkoni menjëherë pas blerjes, ta përdorni nga telefoni ose ta printoni në shtëpi.

E përshtatshme për prindërit që duan të luajnë me vetëdije, të kuptojnë më thellë zhvillimin e fëmijës dhe të ndërtojnë një rutinë loje të thjeshtë por të qëllimshme.


Një fillim i butë, i mençur dhe i dashur drejt një fëmijërie të sigurt dhe të balancuar.


 

Category

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.